BREAKING NEWS

Fatos Klosi dhe Petro Koçi: DASH goditje nën brez armiqve të reformës në drejtësi, Meta-Berisha dyshja më e shqetësuar

Fatos Klosi dhe Petro Koçi: DASH goditje nën brez armiqve të
x

Bota

VIDEO/ Makina futet mes këmbësorëve në qytetin gjerman, ka disa viktima dhe 15 të plagosur rëndë, njerëzit panikosen dhe vrapojnë të tmerruar në rrugë, Policia thirrje urgjente

VIDEO/ Makina futet mes këmbësorëve në qytetin gjerman, ka

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën 15 të tjerë raportohet të jenë plagosur në një rrugë këmbësorësh në qytetin gjerman Trier, pasi u përplasën nga një makinë. Policia e qytetit njoftoi se e ka arrestuar shoferin.

Uwe Konz, shefi i zyrës së shtypit në Trier tha për “Bild”: “Nuk mund të themi ende nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist apo jo”.

Policia u bëri thirrje banorëve që të shmangnin zonën, ndërsa në rrjetet sociale u shfaqën video që tregonin personat e plagosur të shtrirë në rrugë, duke marrë ndihmën e parë.