
Artan Hoxha: Laert Haxhiu u kap pak ditë pasi hyri në Greqi nga Shqipëria, ishte pajisur me dokumente greke

"Arjan Ndojin e përmendi zv.kryeministri si të lidhur me bandat"/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e atentatit të bujshëm

Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën? Ja reagimi i gazetares

Spartak Ngjela zbulon qëllimin kryesor të Vuçiç, ja gabimi foshnjërak për situatën e tensionuar në Veri

Çfarë po i bën Albini Kosovës? Plas keq në emision, Bushati ‘përplaset’ me politikanin e njohur kosovar

Tensionet në Veri të Kosovës, reagon Borrell dhe paralajmëron palët: Kemi 3 kërkesa të qarta! Dështimi do sjellë pasoja të rënda

A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut habit me përgjigjen

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja çfarë do të ndodhë me kandidatët e bashkive që janë shpallur fitues nga votat e burgut

“Makthi” i Kinës bëhet realitet, SHBA armatos Tajvanin, një “luftë e nxehtë” mund të shpërthejë në Azi mes superfuqive

Shkruar nga Marsela SHYTIA 29 Mars 2023

Tajvani në qendër të riorganizimit ushtarak amerikan në Indo-Paqësor? Një hipotezë që nuk duhet hedhur poshtë, të paktën duke u nisur nga fjalët e Chiu Kuo Cheng. Ministri tajvanez i mbrojtjes tha se në ishull mund të ndërtohet një lloj “depojearmësh” në Uashington, duke ndihmuar përpjekjet e Pentagonit, që synojnë të zgjidhë problemet logjistike dhe ushtarake të forcave të armatosura në Paqësorin perëndimor. Që pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë, sytë e botës u kthyen për nga Azia dhe frika e një konflikti të mundshëm mes Tajvanit dhe Kinës vazhdon ende. Presidenti kinez i ka ushtruar gjithnjë presion Tajvanit që të mos kërkojë pavarësinë nga Kina, ashtu si Putini Ukrainës, që të mos bëhet pjesë e aleancave perëndimore.
Armatosja e Tajvanit
Ministri njoftoi se Tajvani dhe Shtetet e Bashkuara kanë nisur bisedimet për vendosjen e mundshme të një "stoku emergjent" të municioneve amerikane në ishull. Nëse del tym i bardhë nga bisedimet, kjo lëvizje do ta çonte Taipein në të njëjtin nivel me partnerët e SHBA-së, si Japonia dhe Koreja e Jugut. Në të njëjtën kohë, një perspektivë e tillë mund të jetë vetëm një makth për Kinën, e cila konsideron ishullin si “provincën e saj rebele” dhe çdo veprim amerikan atje e konsideron si ndërhyrje në punët e brendshme kineze. Tajvani, ishull që vetëqeveriset, nuk ka qenë kurrë pjesë e Kinës. Ky shtet e ka qeverinë e vet prej vitit 1949, mirëpo Pekini e konsideron vendin me 23 milionë banorë si pjesë të territorit të tij. Deklaratat e Chiu pasqyrojnë shqetësimet e qeverive tajvaneze dhe amerikane, pas alarmit që ka ngritur Qendra për Studime Ndërkombëtare Strategjike (CSIS). Sipas grupit të ekspertëve, në një përpjekje për të ndaluar një pushtim ushtarak kinez të ishullit, Shteteve të Bashkuara do t'i mbaronin shumë shpejt armët kryesore, raketat kundër anijeve me rreze të gjatë veprimi (Lrasm).
Lufta “e nxehtë” në Azi
Por ka një aspekt tjetër që pengon ëndrrat e Uashingtonit dhe Taipeit: lufta “e nxehtë”, që herët a vonë mund të shpërthejë në Azi, kërkon një rrjet të gjerë dhe efikas të depove të municioneve nga ushtria amerikane. Meqenëse përpjekjet kanë nisur, SHBA duket se mund të shfrytëzojë Tajvanin për të nisur një ristrukturim të thellë strategjik ushtarak në Azi. Nëse bisedimet ndërmjet Uashingtonit dhe Taipeit materializohen, Tajvani do të bëhet shteti i tretë, veç Japonisë dhe Filipineve, me depo municionesh që Shtetet e Bashkuara mund të përdorin në rast lufte me Kinën. Ndërkohë, Japonia ka hapur tashmë bazën e saj të katërt të tillë në ishujt Nansei (ose Ishujt Ryukyu). Sa i përket Filipineve, SHBA po kërkon të ndryshojë Marrëveshjen e Bashkëpunimit të Rritur të Mbrojtjes (EDCA) të nënshkruar me Manilën për të vendosur gjithashtu objektet e municioneve në katër ishujt. Kështu, duket se ajo që mund të vendosë rezultatin e një lufte mbi Tajvanin është kohëzgjatja e saj. Një luftë e shpejtë, me shpërthime të mprehta dhe intensive, është më fitimprurëse për SHBA dhe aleatët e saj. Ndërsa nga një luftë e zgjatur, do të përfitonte Kina. Ekspertët argumentojnë se nëse çdo lëvizje ushtarake kineze do të zbulohet dhe kundërshtohet herët, do të jetë shumë e thjeshtë të pengohet Ushtria Çlirimtare e Popullit (të arrijë shumë nga qëllimet e saj taktike.
Roli i Tajvanit
Ka të ngjarë që qëllimi i bazave të tilla synon parandalimin e një sulmi të mundshëm kinez. Në terma më të përgjithshëm, theksoi faqja e internetit Eurasian Times, këto manovra duket se synojnë të lejojnë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të luftojnë Kinën brenda “flluskës” së saj. Kujtojmë se doktrina A2/Ad e Kinës bën thirrje për përdorimin e raketave kundër anijeve dhe sulmeve tokësore me rreze shumë të gjatë për të mbajtur marinën amerikane larg, duke mos e lejuar atë të afrohet me brigjet kineze. Vendimi i Tajvanit me siguri do të zemëronte Kinën. Megjithatë, edhe Kuomintang (KMT), partia opozitare nacionaliste tajvaneze, ka mabjtur një qëndrim të favorshëm ndaj idesë. Dhe kjo është veçanërisht e rëndësishme, duke pasur parasysh se KMT është shumë më mbështetëse për dialogun me Kinën sesa Partia Demokratike Progresive (DDP) në pushtet aktualisht.
Më të lexuarat


"Lëreni Putinin të shkojë"/ Ndodh për herë të parë në një transmetim televiziv, politikani rus kërkon zëvendësimin e Presidentit (Video)

Skandali në Bruksel/ Marrin fund telashet për eurodeputeten greke, ja çfarë u vendos

Arti në zi/ Humb jetën aktori i njohur (Emri+Foto)

Urdhër arresti i Gjykatës Ndërkombëtare për Putinin, Afrika e Jugut në dilemë, çfarë pritet të vendoset

“Po mbrojmë vlerat tona”/ Putin më i vendosur se kurrë: Rusia do dalë fitimtare, nuk ka dyshime

Agresioni rus/ Kryeministri Sunak ‘shuplakë’ Rusisë: Vendi i Ukrainës është në NATO

Çfarë po ndodh? Shërbimi i Sigurisë ruse ngre alarmin, mijëra diplomatëve u ndodh e papritura

Samiti në Moldavi/ Vuçiç takim me Zelenskyy-n, zbardhet biseda (Foto)

Arkeologët befasojnë me zbulimin e fundit

Sulm me thikë në një shkollë, ka të plagosur
