Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Marrëveshja me Iranin, zyrtarët: Trump nuk do ta refuzojë

Marrëveshja me Iranin, zyrtarët: Trump nuk do ta refuzojë

Postuar: 12/01/2018 - 16:20

Zyrtarë të administratës së SHBA pranoni sot se presidenti Donald Trump mund të mos refuzojë marrëveshjen bërthamore ndërkombëtare me Iranin, në prononcimin e pritur këtë javë.
 
Gjithsesi Trump pritet të përcaktojë një afat kohor për përmirësimin e saj dhe në të kundërt do t’i kërkojë Kongresit refuzimin. Zyrtarët thanë në komentet jozyrtare se Trump do të vazhdojë sanksionet individuale ndaj kompanive dhe individëve iranianë, megjithë thirrjen e një dite më parë nga fuqitë e BE për mbrojtjen e plotë të akordit.
 
Marrëveshja mes gjashtë fuqive botërore dhe Iranit solli heqjen e shumicës së sanksioneve ekonomike ndaj Iranit për programin e tij bërthamor.
 SHBA ende vazhdon një sërë sanksionesh ndaj republikës islamike prej atyre që konsideron si shkelje në çështjet e terrorizimit, të drejtave të njeriut dhe programeve ushtarake raketore.
 
Në tetor Trump tha se akordi ishte “marrëveshja më e keqe që SHBA kishte pranuar ndonjëherë”.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/01/2018 - 10:07

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka bërë dje një vizitë në Kosovë në shenjë solidarizimi pas vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviç, ku inkurajoi serbët vendas të ruajnë dialogun me shqiptarët si rruga e vetme e zgjidhjes së mospajtimeve, dhe kërkoi përfshirjen e Serbisë në hetimet e vrasjes për

Egjipt, zv.presidenti SHBA nis turneun në Lindjen e Mesme

Postuar: 20/01/2018 - 19:01

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, ka arritur sot në Egjipt, në vendin e parë që e viziton në kuadër të turneut të tij në Lindjen e Mesme.
 
Moska i kërkon përmbajtje Turqisë dhe kurdëve në përplasjen në Afrin

Postuar: 20/01/2018 - 18:47

Rusia shprehu sot shqetësim mbi operacioni ushtarak të nisur nga Turqia kundër militante kurdë në rajonin sirian të Afrin.
Rumani, protesta kundër korrupsionit pas miratimit të ligjit të kontestuar

Postuar: 20/01/2018 - 18:35

Rumunët kanë nisur sot protestat kundër legjislacionit të sapokaluar nga parlamenti për të cilin kritikët thonë se vështirëson dënimin e krimit dhe korrupsionit të nivelit të
Erdogan: Ushtria ka nisur operacionin sirian në Afrin

Postuar: 20/01/2018 - 16:00

Presidenti turk Reçep Tajip Erdogan ka thënë sot se Turqia ka nisur operacionin tokësor ushtarak për dëbimin e militantëve kurdë nga krahina kufitare siriane e Afrin.
Dështon buxheti i SHBA, Trump e Demokraët fajësojnë njëri-tjetrin

Postuar: 20/01/2018 - 15:53

Akuza të ndërsjellta kanë nisur dje teksa senati i SHBA dështoi në kalimin e buxhetit të ri që po afron bllokimin e institucioneve shtetërore.
 
"Stop Soros" - Ligj i ri kundër OJQ-ve në Hungari

Postuar: 20/01/2018 - 15:43

Qeveria hungareze ka miratuar së fundmi një ligj që synon të vërë nën mbikqyrje organizatat e shoqërisë civile, të cilat nxisin sipas saj nxisin emigracionin.