BREAKING NEWS

SHBA rritje e tmershme e të infektuarve, 135.738 deri të dielën në darkë, 2391 të vdekur

SHBA rritje e tmershme e të infektuarve, 135.738 deri të dielën
x

Bota

Masakra në Gjermani/ Dalin detaje të reja për autorin. Rriten masat e sigurisë, shtohen forcat e policisë

Masakra në Gjermani/ Dalin detaje të reja për autorin. Rriten

Atentatori në Hanau vuante nga një sëmundje e rëndë psikike. Kështu deklaroi shefi i Antikrimit federal në Gjermani, Holger Muench. “Mbi bazën e vlerësimeve të para, 43-vjeçari ishte prekur nga një patologji e rëndë psikotike”, -deklaroi ai para medies.

Ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Horst Seehoer deklaroi se kërcënimi nga ekstremi i djathtë, prej racizmit dhe antisemitizmit në Gjermani është tepër i lartë. Sipas tij, masakra në Hanau ishte atentati i tretë i terrorizmit të djathtë në pak kohë. Seehoer tha se prania e policisë është rritur ndjeshëm në vend, sidomos para xhamive.

Pas sulmit të armatosur të së mërkurës, ku humbën jetën 9 persona, plus atentatorit që u vetëvra dhe të ëmën e tij që u gjet e pajetë, fshihet urrejtja ksenofobe. Vrasësi ishte një qytetar gjerman që mbështeste teoritë e ekstremit të djathtë dhe i shtyrë nga urrejtja për të huajt sulmoi në një shisha-bar, ku mblidhej komuniteti turk.