BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Bota

Mbi 10 mijë raste të reja me koronavirus në Itali

Mbi 10 mijë raste të reja me koronavirus në Itali

Italia ka raportuar 10.010 infeksione ditore me Covid në 24 orët e fundit, përkundër 8804 rasteve që ishin dje. Norma e lartë e pozitivitetit i përgjigjet, 150.377 testimeve.

Kjo është shifra më e lartë e infeksioneve të reja ditore që nga nisja e pandemisë.

Po ashtu, vendi ka regjistruar 55 viktima, për një total prej 36.427 humbje jetësh nga nisja e pandemisë.

Rajonet më të prekura janë Lombardia (2.419), Campania (1.261) dhe Piemonte (821).