BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x
BREAKING NEWS

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek
x
BREAKING NEWS

Në përgjimet e “SKY ECC” dalin gazetarë të njohur që bashkëpunojnë me krimin dhe politikanë që kanë porositur vrasje, gati të fundoset një ministër, ja prapaskenat e bujshme, flet Anduena Llabani

Në përgjimet e “SKY ECC” dalin gazetarë të
x
BREAKING NEWS

Provokon doktori i Bllokut Sali Berisha dhe sulmon ashpër LANÇ: Dita e Çlirimit dita më e zezë për shqiptarët, nuk ranë 28 mijë dëshmorë dhe pati vëllavrasje, janë shpikur beteja dhe janë trilluar histori mbi partizanët

Provokon doktori i Bllokut Sali Berisha dhe sulmon ashpër LANÇ: Dita
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja pse Sali Berisha nuk e pranon 29 Nëntorin si ditën e Çlirimit, është rreshtuar krah ballistëve dhe nazifashistëve, faktet rrëzojnë pretendimet e tij

Muharrem Xhafa: Ja pse Sali Berisha nuk e pranon 29 Nëntorin si ditën
x

Bota

Mbyllja e Qeverisë amerikane shmanget në çastin e fundit...

Mbyllja e Qeverisë amerikane shmanget në çastin e fundit...

Qeveria e Shteteve të Bashkuara e ka shmangur mbylljen federale, pasi Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati u pajtuan për një marrëveshje financimi afatshkurtër të shtunën.

Një projektligj i cili e mban të financuar Qeverinë deri më 17 nëntor por në të cilin nuk përfshihet mbështetja e re për Ukrainën u miratua në Senat me 88 vota pro dhe nëntë kundër.

Presidenti Joe Biden e nënshkroi atë në ligj pak para se të skadonte afati në mesnatë.

“Ky është lajm i mirë për popullin amerikan,” tha Biden në një komunikatë.

Ky propozim u bë nga kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, i cili u përball me kundërshtime të mëdha nga ligjvënësit e ekstremit të djathtë nga partia e tij.

Mbyllja e Qeverisë, e cila do t’i çonte dhjetëra mijëra punonjës federalë në pushim pa pagesë dhe do t’i pezullonte shërbimet e ndryshme qeveritare, pritej të ndodhte më 1 tetor.

Por, kthesa dramatike ndodhi të shtunën mbrëma, pasi republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve ia dolën ta miratojnë masën e financimit të përkohshëm, i cili do ta mbajë Qeverinë të hapur deri kah mesi i nëntorit dhe nuk do të bëjë më koncesione të mëdha për nivelet e shpenzimeve.

Kjo masë mori mbështetje më të madhe nga demokratët se nga republikanët, sepse hiç më pak se 90 republikanë votuan kundër saj.

Për një grup të vogël të republikanëve të ekstremit të djathtë kjo ishte një goditje e rëndë, të cilët kishin mbajtur bisedime në Dhomën e Përfaqësuesve me kërkesa këmbëngulëse për uljen e shpenzimeve.

Megjithatë, duke qenë se shumica e ligjvënësve ishin të vendosur për ta shmangur mbylljen, njëra nga kërkesat kryesore e këtij grup ndalja e financimit të luftës së Ukrainës kundër pushtuesit rus reflektohet në këtë projektligj./REL