BREAKING NEWS

‘S’do lemë gur pa luajtur’, kryeministri Rama niset drejt SHBA dhe jep lajmin e madh për qytetarët

‘S’do lemë gur pa luajtur’, kryeministri Rama niset drejt
x

Bota

“Me kë garoj, e dashur?”, Biden bën gafën e papritur teksa ishte në transmetim ‘live’, bashkëshortja i pëshpërit menjëherë në vesh (VIDEO)

“Me kë garoj, e dashur?”, Biden bën gafën e papritur

Kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden duket se e harroi gjatë një bisede 'Live' me mbështetësit e tij emrin e rivalit të vet në garën për Shtëpinë e Bardhë.

“Po luftoj pas katër vitesh të tjera Xhorxhi”, u shpreh Biden.

Ai ishte në krah të bashkëshortes që pëshpërit shumë lehtë “Trump”, dhe i shoqi e korrigjon veten menjëherë.

Shumë spekuluan se ai mund të kishte në mendje George W. Bush, president i SHBA-së nga 2001-2009, por ndoshta edhe për djalin e tij, George H.W, që mbajti të njëjtin post nga 1989-93. Gafa e Bidenit pritet të ngrejë sërish pyetje mbi aftësinë mendore të 77-vjeçarit, të cilën presidenti Trump e ka përmendur në mënyrë të vazhduar gjatë fushatës së vet.

Ndërkohë tek emisioni “60 minuta”  i CBS-së, pretendenti demokrat tha se Trump mund t’i fitojë zgjedhjet e 2020-tës, sepse delegjitimiteti i rezultatit të garës, është “mënyra se si ai luan”.

“Unë kam besim dhe jam optimist, por nuk e nenvlerësoj lojën që bën ai”, tha Biden.

Më të lexuarat