Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Me ose pa marrëveshje, do largohemi”, BE hedh poshtë kryeministrin britanik

Postuar: 20/08/2019 - 17:50

Komisioni Europian shprehu sot keqardhje që kryeministri britanik, Boris Johnson nuk kishte propozuar alternativë konkrete për “backstop”, dispozitë e kundërshtuar mbi Irlandën në marrëveshjen për Brexit, në një letër drejtuar zyrtarëve të BE-së.

“Në këtë letër, Johnson, i cili konfirmon se do të largohet nga BE më 31 tetor me ose pa marrëveshje, përmend kompromise për zëvendësimin e kësaj dispozite. Por, kjo letër nuk propozon zgjidhje operacionale ligjore për parandalimin e rikthimit të një kufiri të rreptë në ishullin e Irlandës”, theksoi një zëdhënëse e Komisionit, Natasha Bertaud.

“Backstop”-i është një klauzolë e zgjidhjes së fundit që parashikon që në mungesë të një zgjidhjeje të mirë në përfundim të periudhës tranzitore dhe për të shmangur një kufi mes provincës britanike të Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës, Britania e Madhe të qëndrojë në një territor doganor unik me Bashkimin Europian.

Në letrën e tij, pasardhësi i Theresa Mayt thekson se kjo dispozitë është antidemokratike dhe prek sovranitetin e shtetit britanik.

“Opsioni “backstop” është një garanci për të shmangur një kufi të rreptë në ishullin e Irlandës për aq kohë sa nuk është gjetur një zgjidhje”, theksoi presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2019 - 22:21

Një objekt hapësinor i zbuluar nga shkencëtari rus Gennady Borisov në gusht 2019 i përshkruar fillimisht si kometë nga studiuesit, mund të rezultojë të jetë një anije aliene, ka sugjeruar një studiues nga Kalifornia

Postuar: 20/09/2019 - 22:00

Në skenarët e filmave fantastikë kemi parë shpesh kur bota bëhet shkrumb e hi nga pushtuesit al

Postuar: 20/09/2019 - 20:51

Kristiano Ronaldo, u maskua si një person tjetër, dhe doli në qendër të Torinos për të luajtur

Postuar: 20/09/2019 - 20:46

Një rezident në Georgia shpërndau dje një video të detajuar të xhiruar me dron, të anijes trans

Postuar: 20/09/2019 - 19:34

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar sot se mund të lirojë të burgosurit e grupit mil

Postuar: 20/09/2019 - 19:20

Gjenerali rus Alexander Fomin, tha sot në një takim pune se avionë amerikanë ishin përfshirë në

Postuar: 20/09/2019 - 19:00

Lideri i grupit islamik libanez Hezbollah, Hassan Nasrallah paralajmëroi sot Arabinë Saudite dh