Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Më shumë se 5 milionë fëmijë rrezikojnë të vdesin nga uria në Jemen

Më shumë se 5 milionë fëmijë rrezikojnë të vdesin nga uria në Jemen

Postuar: 12/10/2018 - 15:59

Më shumë se pesë milionë fëmijë rrezikojnë të vdesin nga uria në vendin e varfëruar dhe shkatërruar nga lufta, paralajmwronin bamirësitë. Në Jemen çmimet e ushqimit dhe karburanteve janë në ekstrem.
 
Save the Children bëri këtë paralajmërim duke shtuar se e gjithë gjenerata mund të përballet me vdekjen dhe urinë në një shkallë të pashembullt deri më tani. Konflikti tre vjeçar në mes të forcave saudite të Jemenit të përkrahura nga qeveria dhe rebelëve Huthi të lidhur me Iranin, e ka sjellë vendin thuajse në gjendje kolapsi, duke lënë shumë njerëz në pamundësi për të përballur shpenzimet e bukës dhe ujit
 
“Miliona fëmijë nuk e dinë kur vakti i tyre i radhës do të vijë”, tha Helle Schmidt, nga Save the Children.
 
Deri më tani janë identifikuar katër milionë fëmijë që rrezikojnë të vdesin nga uria, kurse Save the Children ka paralajmëruar se edhe një milion të tjerë mund të përballen me urinë, përderisa betejës nuk po i shihet fundi.
 
Teksa Shmidt përshkruan gjendjen e fëmijëve, ajo thotë se ka parë fëmijë që ishin aq të dobët- sa nuk mund as të qanin, sepse trupat e tyre veçse i ishin dorëzuar urisë.
Çmimet e ushqimit në disa pjesë të vendit janë dyfishuar vetëm në ditët e fundit, organizata jo qeveritare bëjnë të ditur se disa familje duhet të zgjedhin nëse duan të paguajnë për të dërguar një fëmijë në spital, apo të sigurojnë ushqim për pjesën tjetër të familjes.
Një total prej 5.2 milionë fëmijësh në Jemen momentalisht janë në rrezik që të vdesin nga uria.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/02/2019 - 22:25

Një djalë britanik është ekspozuar së fundmi në internet pasi i kërkoi  femrës që e refuzoinë takim të rimbursonte paratë e pijes që ai bleu për të.
 

Postuar: 15/02/2019 - 22:02

Sipas teorive të pranuara astrofizike, kur hyjmë në një vrimë të zezë, graviteti të tërheq në n

Postuar: 15/02/2019 - 19:24

Një shkencëtar që pretendon se ka studiuar evolucionin racës njerëzore prej vitesh pretendon së

Postuar: 15/02/2019 - 19:00

Presidenti ‘stil aksion’ i Rusisë ka plagosur dorën sot teksa përpiqej të hidhte në

Postuar: 15/02/2019 - 18:30

Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur sot emergjencën kombëtare, çka i lejon atij të ndë

Postuar: 15/02/2019 - 18:13

Autoritetet njoftuan sot se kanë kapur më shumë se tre ton kokainë dhe kanë arrestuar 11 person

Postuar: 15/02/2019 - 18:06

Mediat turke citonin sot ministrin e mbrojtjes Hulusi Akar të thoshte se vetëm ushtria turke do