BREAKING NEWS

Përditësimi nga Ministria: Rriten rastet me koronavirus në Shqipëri, shkon në 16 numri i viktimave, një pacient ndërron jetë mëngjesin e sotëm

Përditësimi nga Ministria: Rriten rastet me koronavirus në
x

Bota

Me simptoma të koronavirusit, shefi i Emergjencave Civile në Itali iu nënshtrua tamponit për Covid-19, dalin përgjigjet

Shefi i Emergjencave Civile në Itali, Angelo Borrelli pati këtë mëngjes simptoma të koronavirusit, kishte temperaturë të lartë ndërsa po zhvillohej takimi i Komitetit Operativ.

Nga të dhënat e medies, Borrellit iu bë një tampon i dytë për Covid-19, pas atij negativ të disa ditëve më parë dhe pritet që të dalë përgjigjja.

Me simptoma të koronavirusit, shefi i Emergjencave Civile në Itali iu

Ndërkohë, konferenca e shtypit e orës 18:00, për përditësimin e të dhënave për koronavirusin, është anuluar.

Zyra e Mbrojtjes Civile bëri të ditur se duke nisur nga sot, konferenca e përditshme e shtypit e orës 18:00 nuk do të zhvillohet, deri në një njoftim të mëtejshëm. Departamenti bëri të ditur se do të vijojë të garantojë operativitetin maksimal, edhe përmes zyrës së shtypit, për të shpërndarë informacionet e nevojshme për emergjencën.