BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Mediat kroate “sulmojnë” Vuçiçin për qëndrimin ndaj Millosheviçit

Mediat kroate “sulmojnë” Vuçiçin për

Ndoshta mund të duket bajate, por fjalimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Mitrovicë në mënyrë optimale mund të përshkruhet me thënien “ujku qimen e ndërron, por tabiatin kurrsesi”.

Me këtë konstatim, “Jutarnji list” i Zagrebit e komenton fjalimin që presidenti serb e mbajti në Mitorvicën veriore fund të vizitës së tij dyditore në Kosovë.

“Pasi që e humbi atunë e vet për ndryshim të kufijve, me të cilat në Serbi synonte të paraqitet si ‘shpëtimtar i serbëve’, ai u detyrua të adresojë edhe një nga fjalimet e veta të gjata, monotone, të lodhshme me porosinë gjithmonë të njëjtë: Unë i ruaj serbët. Të gjithë dhe gjithkund”, shkruan në faqen e vet në internet gazeta prestigjioze kroate.

Presidenti serb, komenton gazeta, “u dalldis me parafrazat për Stefan Nemanjën dhe personalitetet tjera historike serbe të cilëve ua vendosi krahë për krahu edhe Sllobodan Millosheviqin”.

“Njeriun që është përgjegjës për krimet në Vukovar, Shkrabinje, Sarajevë dhe Srebrenicë, për fëmijët e vrarë dhe të dëbuar, pa i dridhur qerpiku i syrit, (Vuçiqi) e quajti ‘lider të madh serb’ që paska pasur qëllimet më të mira të mundshme”, shkruan “Jutarnji”.

Gazeta përkujton se gjashtë vjet më parë, kur erdhi në pushtet, Vuçiqi thoshte se dëshiron një Serbi evropiane dhe marrëdhënie të mira me fqinjët.

“Një lider që mendon se Millosheviqi ka qenë i madh nuk mundet të ndërtojë Serbi evropiane, e as marrëdhënie të mira me fqinjët. Për shkak se për ta mendon njëjtë si Millosheviqi, se do të duhej të ishin nën pushtetin e Beogradit. Vazalë”, komenton gazeta kroate, raporton ekspres.

Me atë që tha se në Knin të Kroacisë kurrë më parë s’ka valuar flamuri kroat, sipas “Jutarnji Listit”, Vuçiqi përcolli “porosi të qartë se ende ushqen pretendime serioze për tokën kroate, se nuk i njeh kufijtë ndërkombëtarisht të pranuara dhe se s’di asgjë për historinë e këtyre hapësirave, e cila për të ashiqare fillon me ardhjen e Millosheviqit në pushtet”.

Me fjalimin e vet në Mitrovicë, sipas medias kroate Vuçiqi gjithashtu ka treguar “se as për një milimetër nuk ka lëvizur nga retorika e idhullit të tij që vdiq në qelinë e Tribunalit të Hagës, e që deri tani ika kishte lënë mentorit të vet, kriminelit të dëshmuar të luftës, Vojisllav Shehshelit”.

“Në një moment të fjalimit të vet thotë: ‘Nuk e di, Zoti e di’. Po, vetëm Zoti e di se çfarë idesh tjera të errëta dhe destruktive fshihen në mendjen e Vuçiqit”, e përfundon komentin e vet “Jutarnji list”.