BREAKING NEWS

Rritja e frikshme e përhapjes së koronavirusit në 24 orët e fundit, ministrja Manastriliu mbledh Komitetin Teknik dhe komunikon vendimin e rëndësishëm për në 1 qershor

Rritja e frikshme e përhapjes së koronavirusit në 24 orët e
x

Bota

Melania Trump përgënjeshtrohet nga fotografi: Nuk ka qenë kurrë supermodele

Melania Trump përgënjeshtrohet nga fotografi: Nuk ka qenë
Zonja e parë e SHBA është akuzuar së fundmi se ka gënjyer për të kaluarën e saj si “supermodele” nga një fotograf, ish-shok-dhome në Neë York.
 
 Para se të martohej me Donald Trump, Melania punonte si modele. Ajo ka studiuar dizajn në Universitin e Ljubljana në Sllovani por i la studimet për të vazhduar karrierën si modele. Ajo që do të bëhej më pas zonja e parë e SHBA, u pikas fillimisht në Milano në 1995 nga agjenti i modelingut Paolo Zampolli, por më pas ajo u vendos në New York ku ndante një apartament me fotografin Matthew Atanian.
 
Atanian e përshkruan Melania si mjaft të disiplinuar në ndjekje të marrierës së saj, madje nuk ksihte shumë interes për jetën e natës apo të krijonte miqësi të reja.
 
Fotografi tregon në një intervistë se ajo ishte aq e fiksuar sa mbante pesha në kyçet e saj gjatë kohës në apartament dhe hante rigorozisht pesë deri në shtatë fruta e perime në ditë.
 
Atanian thotë: “Ajo pinte shumë ujë. Ishte e vendosur të fitonte para si modele.”
 
Por sipas ish-shokut të shtëpisë, Melania merrte vetëm punë të dorës së dytë e të tretë dhe rreth moshës 26 vjeçe interesi për të ishte në rënie.
 
Atanian, i cili punon për revistën Marie Claire kujton se shoqja e shtëpisë i kërkonte ta ndihmonte të shfaqej në revistën ku ai punonte.
 
 Por fotografi e kuptonte se kjo do të ishte e vështirë: “Ishte gjithmoën një person shumë i ngurtë. Prandaj nuk ishte e suksesshme si modele, dukej sikur s’lëvizte dot.”
 
Atanian thotë se karriera e Melanias ishte në prag të dështimit kur u njoh me Trump në 1998.
 
Prej atëhere dhe karriera e saj nisi të lulëzonte dhe nisi të shfaqej në revista të mëdha siç është dhe fotoja e saj e njohur në kopertinën e GQ.
 
Rezultate imazhesh për melania trump