Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Melania Trump refuzoi puthjen me Michael Jackson

Postuar: 08/11/2019 - 21:54

Në intervistën e fundit të Melania Trump me revistën ‘Du Jour ‘vijojnë të dalin detaje impresionuese të jetës së para martesës me Trump.
 
Ajo tregon sesi ka njohur burrin e ardhshëm dhe sesi njeherë i është kërkuar të puthë Michael Jackson dhe ka refuzuar.
 
Melania është takuar për herë të parë me Donald në klubin e natës Kit Kat Club në 1998 në një festë të organizuar nga një mik i Trump. Melania tregon: “Unë e dija kush ishte por nuk dija gjë për jetën e tij. Kisha jetën time, nuk është se u magjepsa prej tij”.
 
Ajo kishte refuzuar t’i jepte numrin e saj presidentit të ardhshëm, por i kishte lënë të tijin.
 
 Melania e mori në telefon pas disa ditësh dhe ata dolën në takimin e parë.
 
Melania thotë më tej: “Patën një lidhje të shpejtë psikologjike, u bënë të afërt”, dhe shtatë vjet më vonë, në 2005 u martuan. Zonja e parë tregon sesi pas martesës me Trump bota u hap para saj ashtu siç nuk e kishte imagjinuar kurrë.
 
Ndërsa në lidhje me Michael Jackson ajo kujton sesi u takua me të në një hotel në New York. “Ai na mori në telefon dhe ne shkuam për darkë. Pas darke ne biseduam dhe unë dhe burri  shkuam në një dhomë për të parë disa vepra arti.
 
Michael me shaka sugjeroi që t’i luajmë një rreng Donaldit, ‘Hej, kur Trump të kthehet, le të puthemi që ta bëjmë xheloz!’”, por zonja e parë ishte e vendosur të mos e bënte këtë.
 
Ajo shtoi: “Megjithse ishim duke qeshur, i thashë ‘Jo, jo, jo’”.
Në intervistë Melania tenton të sqarojë dhe disa keqkuptime mbi karakterin e saj.
 
 “Nuk jam e turpshme, unë e di çfarë dua, madje jam selektive. Nuk jam thjesht një bukuroshe e rastit. Kam tru, jam inteligjente.
Gazetari e qyet më pas se kur Trump nisi idenë e kandidimit për president, a kishte menduar Melania se çfarë tipi zonje e parë do të bëhej.
Zonja e parë thotë se do të ishte tipi “shumë tradicional, si Betty Ford apo Jackie Kennedy”, por shton se shumë ka ndryshuar prej atëhere.
 
(Express) Andi Lamko

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 21:47

Teksa forcat amerikane në Siri u zhvendosën drejt fushave të naftës në Deir Ezzor në vijim të tërheqjes nga veriu i Sirisë, Rusia po vijon vendosjen në postet e braktisura nga SHBA.
 

Postuar: 18/11/2019 - 21:36

 Kina ka lunduar dje në ngushticën e Taivanit me aeroplambajtësen e saj të re, disa ditë p

Postuar: 18/11/2019 - 20:29

Autoritetet italiane arrestuan shefin e një kompanie në Napoli pasi punësoi dhjetëra punëtorë pa

Postuar: 18/11/2019 - 20:07

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusog tha se Ankaraja do të nisë një operacion të ri ush

Postuar: 18/11/2019 - 20:04

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen bënë thirr

Postuar: 18/11/2019 - 19:51

Të paktën tre persona janë vrarë nga disa të shtëna në një Walmart në OklahomaSipas Patrullës s

Postuar: 18/11/2019 - 15:51

Prej dekadash SHBA ka refuzuar t’u shesë Egjiptit avionët gjuajtës F-15 për të mbajtur ve