BREAKING NEWS

Tronditet Elbasani/ Thellohet tragjedia në familjen Ulqinaku, Madritit i vranë edhe vëllain në…

Tronditet Elbasani/ Thellohet tragjedia në familjen Ulqinaku, Madritit i
x
BREAKING NEWS

Foto/ Vrau me thikë 41-vjeçarin për një vend parkimi në Sarandë, arrestohet autori, ja ku ishte fshehur

Foto/ Vrau me thikë 41-vjeçarin për një vend parkimi
x
BREAKING NEWS

Publikohet foto/ Ky është Madrid Ulqinaku që u vra nga një 20-vjeçar në Elbasan

Publikohet foto/ Ky është Madrid Ulqinaku që u vra nga një
x
BREAKING NEWS

Vrasja me armë zjarri në Elbasan, policia zbardh detaje të reja

Vrasja me armë zjarri në Elbasan, policia zbardh detaje të reja
x
BREAKING NEWS

Emri/ Atentati me armë zjarri në Elbasan, identifikohet viktima

Emri/ Atentati me armë zjarri në Elbasan, identifikohet viktima
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me armë në Elbasan, dyshohet për të vrarë

Të shtëna me armë në Elbasan, dyshohet për të
x
BREAKING NEWS

“Shqiptarët po vidhen çdo ditë”, Meta bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë do të ndodhë

“Shqiptarët po vidhen çdo ditë”, Meta bën
x
BREAKING NEWS

Emrat/ Vrasja në Sarandë, zbardhen detaje tronditëse: Kamarieri goditi dy herë me thikë klientin e restorantit për një vend parkimi

Emrat/ Vrasja në Sarandë, zbardhen detaje tronditëse: Kamarieri
x

Bota

‘Çmendet’ moti, breshëri zbardh rrugët e këtij vendi, trashësia shkon në 15 centimetra (VIDEO)

‘Çmendet’ moti, breshëri zbardh rrugët e këtij

Ndërsa Ballkani dhe Europa po përballen me temperaturat e nxehta që na fusin zyrtarisht në stinën e verës, Italia ndodhet në një situatë tjetër. Provinca e Trevisos është zbardhur në orët e para të mëngjesit nga breshëri.

Stuhia ka arritur në Asolo prej orëve të mbrëmjes së të martës dhe ka vazhduar dhe në orët e para të mëngjesit, duke sjellë me vete erëra të forta, përmbytje dhe në disa zona edhe breshër me kokrriza disa centimetra.

“Nata e bardhë”, e përcaktoi kryebashkiaku Mauro Migliorini. Në qytetin kodrinor, stuhia e së martës në mbrëmje shkarkoi shi dhe breshër në sasi të tilla që zbardhën rrugët.

“Pamje surreale që duken sikur janë bërë në mes të dimrit”, shkruan Corriere Della Sera, duke thënë se borëpastrueset janë futur punë për të hapur rrugët. Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për persona të lënduar

Në Vicentino, zjarrfikësit u angazhuan natën mes të martës dhe të mërkurës në ndërhyrje veçanërisht në zonën e Montecchio Maggiore dhe Arzignano për shkak të përmbytjeve dhe disa makinave të bllokuara në nënkalime.

Gjithashtu në zonën Bassanese, në Romano d’Ezzelino, Bashkia ka aktivizuar shërbimin e urgjencës për të pastruar rrugët nga mbeturinat dhe kazanët e përmbytur. Era e fortë shpërtheu edhe disa panele elektrike, duke nxjerrë jashtë përdorimit ndriçimin publik në disa zona .