
Ndryshojnë masat anticovid! Zbulohet vendimi më i ri i Komitetit të Ekspertëve: Duke nisur nga nesër do të...

Mendonte se po i largonte demonët që i kishin pushtuar trupin, nëna rreh vajzën 9-vjeçare për vdekje

Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Mars 2021

Një vajzë nëntë vjeçare është rrahur për vdekje nga nëna e saj, gjatë një procesi ekzorcizmi të kryer në Sri Lanka.
Policia tha të hënën se ata kanë arrestuar dy persona në lidhje me vdekjen e vajzës që u rrah vazhdimisht gjatë një rituali që ata besonin se do të largonte një shpirt të lig.
Dy të dyshuarat, gruaja që kryente ekzorcizmin dhe nëna e vajzës , u paraqitën në gjyq të hënën për të dëgjuar akuzat mbi vdekjen e vajzës, e cila ndodhi gjatë fundjavës në Delgoda, një qytet i vogël rreth 25 milje (40 km) në veri-lindje të kryeqytetit Colombo .
Sipas zëdhënësit të policisë Ajith Rohana, nëna besonte se vajza e saj ishte pushtuar nga një demon dhe e çoi atë në shtëpinë e ekzorcistes në mënyrë që të kryente një ritual për të larguar shpirtin.
Rohana tha se ekzorcistja së pari i vendosi vajzës vaj dhe pastaj filloi ta godiste vazhdimisht me një kallam.
Kur vajza humbi ndjenjat, ajo u dërgua në një spital, ku vdiq.
Gruaja që kreu ritualin mbi vajzën ishte e njohur në zonë për ofrimin e shërbimeve të tilla në muajt e fundit dhe policia po heton nëse dikush tjetër ishte abuzuar, tha Rohana.
Rohana e nxiti publikun të ketë kujdes për shërbime të tilla pasi vajza nuk ishte e para që vdiq gjatë një rituali të tillë.
Më të lexuarat


Ende pa një emër që do zëvendësojë Angela Merkel, DW: Kush do të jetë kandidati i partive CDU/CSU për kancelar?

E papritur! Boris Johnson nuk do të jetë i pranishëm në varrimin e Princit Philip, zbulohet arsyeja e këtij vendimi

Surprizon sërish Donald Trump, zbulon planin për rikthim: Do të rimarrim Shtëpinë e Bardhë në...

SHBA: Pikëpyetje për motivet e Moskës në kufirin me Ukrainën

Ky vend përballet me një tërmet të fuqishëm, shtatë viktima

Pse Amerika është kundër “pasaportës së vaksinimit”?

Pallati mbretëror në zi/ Princ Philip u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare, zbulohet dëshira e tij e fundit

Përdorimi i vaksinës anti-COVID/ Pfizer dhe BioNTech kërkesë rregullatorëve amerikanë, ja çfarë po ndodh

OBSH nuk rekomandon imunizimin me dy lloje vaksinash

Ky trajtim që po përdorin mjekët tek pacientët me COVID-19 po tregohet i efektshëm
