Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Bota

“Mendova se kishte vdekur”, rrëfimi i fotografit që shkrepi momentet e tmerrit në Bejrut, çfarë nuk u pa?

“Mendova se kishte vdekur”, rrëfimi i fotografit që

Një nga fotografët e medias së njohur ndërkombëtare Reuters, Mohamed Azakir, kur ndodhi shpërthimi në Liban, mendoi se ishte një tërmet.

Më tej, rezultoi se ishte një shpërthim. Azakir vrapi nëpër rrugë, duke u përpjekur që të gjejë burim e shpërthimit. Kur arriti në portin e Bejrutit, ai ishte shumë afër vendit ku ndodhi një tragjedi e vërtetë.

Në tokë kishte trupa të vdekur kudo dhe njerëz që thërrisnin për ndihmë. Po ashtu, kishte edhe të lënduar e të plagosur të shumtë.

Azakir pa një njeri, të varur nën një automjet, i mbuluar me veshje të trashë nën rrënoja dhe mbuluar nga gjaku. Azakir mendoi se burri kishte vdekur, por ai hapi krahët e nisi të kërkojë ndihmë.

Fotografi thirri disa shpëtimtarë shtetëror që ishin aty pranë. Azakir bëri fotografinë gjatë shpëtimit, në një foto të rrallë, që dëshmon për pasojat e shpërthimit të madh në Bejrut.

Ekipet e shpëtimit e dërguan burrin në një spital, ndërsa fotografi nuk arriti që të marrë vesh emrin e tij. Shpërthimi më vdekjeprurës i Beirutit në kohën e paqes u shkaktua pasi nitrati i amoniumit ruhej pranë portit të kryeqytetit.

Shpërthimi të martën vrau të paktën 145 njerëz, ka plagosur 5000 persona, ndërsa ka lënë pa strehë cerek milionë të tjerë.