BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Menjëherë pas aneksimit të Donbasit zbulohet lëvizja e papritur e Putinit, çfarë ka në mendje Cari rus

Menjëherë pas aneksimit të Donbasit zbulohet lëvizja e

Lajkat e servilëve përreth janë mallkimi i udhëheqësve autoritarë. Vladimir Putin ka pasur shumë pushtet për aq kohë sa të gjitha linjat e informacionit janë të manipuluara. Rrethi i tij i brendshëm vazhdon të përfitojë komoditetet dhe privilegje për shkak të aftësisë për t’i thënë liderit atë që ai dëshiron të dëgjojë.

Ndërkohë rrethi i jashtëm – duke dashur që të hyjë brenda – vëzhgon me kujdes situatën dhe mëson që të gënjejë si të parët. Herët a vonë, udhëheqësi merr një vendim vërtet të gabuar që buron nga realiteti që ka krijuar nga gënjeshtrat që i janë thënë pa pushim. Për Putinin, një vendim i tillë është pushtimi i Ukrainës.

E gjithë Rusia nuk është aq budallaqe sa do të sugjeronte ky vendim. Por rusët që e perceptuan drejt patriotizmin e madh të popullit ukrainas, nuk kishin se si ta paralajmëronin Putinin. Rusët që ishin në dijeni të dobësisë serioze të ushtrisë së tyre, nuk kishin asnjë mënyrë për ta informuar presidentin.

Ndërkohë rusët që e kuptuan forcën e fshehtë të Perëndimit, nuk ishin të mirëpritur të ishin rreth e rrotull Putinit. As rusët që e dinin mungesën e përgatitjes së rezervistëve nuk u konsultuan nga Putin. Gjithçka që dëgjoi udhëheqësi rus ishte jehona e zhurmshme e keqkuptimeve të tij.

Është e parashikueshme që tani a po fajëson servilët që mban rreth vetes për dështimin për ta ndryshuar realitetin dhe për t’ia përshtatur iluzioneve të tij. Këto ditë njeriu duhet të jetë vigjilent kur ecën rrugëve të Moskës, kjo duke pasur parasysh rrezikun e burokratëve të vrarë apo plagosur në rrethana të dyshimta, të “vetëvarur”, të hedhur nga dritaret apo shkallët.

Por njëkohësisht, Putin duket se po stis një gënjeshtër tjetër për të shpëtuar disi fytyrën, dhe bota duhet të vendosë nëse do ta pranojë këtë gjë për hir të paqes. Nën sytë vigjilentë të ushtarëve rusë, populli i Ukrainës Lindore po inkurajohet – në fakt kërcënohet – të votojë për aneksimin.

Ndërkohë, urdhri për rekrutimin masiv të rusëve dhe kërcënimet e tij të hapura me luftën bërthamore, synojnë të na bëjnë të ditur se ai është gati për gjithçka. Putin duket se

po përgatit një ofertë ndaj Perëndimit për t’i dhënë fund luftës së tij nëpërmjet hartimit të kufijve të rinj për shkak të aneksimit të rremë.

Një armëpushim i tillë do ta kursente Putinin nga përplasjet e mëtejshme me realitetin e hidhur. Atij nuk do t’i duhej të shihte shpërbërjen e njësive ushtarake ruse, pasi ato të mbushen me rekrutë të pakënaqur. Dhe as nuk do të detyrohej të shihte dështimin e industrisë ruse për të zëvendësuar mijëra tanke, kamionë dhe artileri të shkatërruara që nga pushtimi i fundit të shkurtit.

Po ashtu nuk do të pësonte pasojat e mospërputhjes në rritje midis arsenalit në pakësim të Rusisë dhe fuqisë ushtarake në rritje të Ukrainës. Ai mund të përfitojë një lehtësim nga sanksionet ekonomike që kanë filluar ta dëmtojnë popullin e tij gjithnjë e më të pakënaqur nga kjo situatë, dhe mund të rifillojë shitjen e gazit dhe naftës në Evropën Perëndimore.

A është kjo një marrëveshje që duhet ta mirëpresin Shtetet e Bashkuara, nëse ofrohet vërtet nga Moska? Zgjedhja në këtë rast nuk është e lehtë. Rezistenca krenare e popullit ukrainas, dhe udhëheqja frymëzuese e presidentit Volodymyr Zelensky, i kanë trazuar zemrat në mbarë botën.

Administrata e Joe Biden do të paguante ndoshta një kosto politike të madhe, nëse do ta frenonte dëshirën e Ukrainës për t’u çliruar plotësisht nga pushtuesit rusë. Pas tërheqjes së keq-planifikuar nga Afganistani në vitin 2021, pranimi i aneksimit rus mund ta bëjë SHBA-në të duket në sytë e botës si një lider botëror pragmatik dhe pa parime.

Për më tepër, një marrëveshje me Putinin për të rishikuar kufijtë e Rusisë drejt Perëndimit do të shpërblente sjelljen e tij të pamatur dhe vrastare. Duke nisur një pushtim të plotë ndaj një fqinji paqësor, Putini krijoi i vetëm krizën më të thellë të sigurisë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Bombardimet e tij pa dallim të qyteteve ukrainase dhe masakrat e kryera nga trupat ruse, me siguri që përbëjnë krime lufte. Pjesa më e madhe e botës do të shihte vetëm një lloj drejtësie në lejimin që Putin t’i shkojë deri në fund marrëzisë së tij, duke e shkatërruar ekonominë dhe ushtrinë ruse, si dhe duke përçarë shoqërinë ruse.

Nga ana tjetër, ka arsye të forta për të kërkuar një rrugëdalje sa më të hershme nga ky skenar. Në rast se Putin do të pranonte një armëpushim pas aneksimit të territoreve që ka pushtuar aktualisht nëpërmjet referendumeve të tij farse, Ukraina nuk do të humbiste shumë, për sa i përket territorit, krahasuar me kushtet e para pushtimit. Ndoshta disa të ardhura që do të vijnë, rifillimi i eksporteve energjitike ruse mund të shkojë për rindërtimin e Ukrainës.

Po ashtu, Ukraina do të përfitonte shumë sa i përket kohezionit kombëtar, patriotizmit dhe identitetit të saj. I njëjti Putin që e filloi këtë vit duke mohuar vetë ekzistencën e një Ukraine të pavarur, do ta mbyllte vitin me poshtërimin e fshikullimit nga realiteti i një Ukraine të pavarur.

Por vetë Ukraina nuk është faktori i vetëm në këtë ekuacion të vështirë. Një luftë e ashpër në mes të Evropës kërcënon të krijojë destabilitet, ndërsa refugjatët po testojnë rezervat e kombeve pritëse, ndërsa po rishfaqen inatet e vjetra në vende të tilla si kufiri i diskutueshëm midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Së fundi, a ekziston vërtet kërcënimi bërthamor. A është Putin aq i çmendur sa të nisë një luftë bërthamore? Ka të ngjarë që jo. A do ta zbatonte komanda ruse urdhrin e tij për të nisur një luftë bërthamore për një kauzë që të gjithë mund ta shohin tani se është e pashpresë? Nuk ka gjasa.

Por për një ngjarje kaq të rrezikshme duhet të shmanget edhe mundësia më e vogël. E vërteta e hidhur është nëse ndodh që Perëndimit duhet të bjerë dakord me fund-lojën e Putinit. Pra të pranojë që Ukraina të lëshojë një pjesë të territorit në mënyrë që të arrihet një marrëveshje që i jep fund luftës.