BREAKING NEWS

Fatos Klosi dhe Petro Koçi: DASH goditje nën brez armiqve të reformës në drejtësi, Meta-Berisha dyshja më e shqetësuar

Fatos Klosi dhe Petro Koçi: DASH goditje nën brez armiqve të
x

Bota

Menjëherë pas ceremonisë së betimit, Biden bën lëvizjen e parë si President i SHBA-ve: Nuk duhet të humbasim kohë!

Menjëherë pas ceremonisë së betimit, Biden bën

Ka përfunduar ceremonia e inaugurimit të presidentit të SHBA-së Joe Biden dhe zëvendëspresidentes Kamala Harris.

Tashmë pason një paradë inaguruese, edhe pse do të jetë kryesisht virtuale. Biden dhe Harris do të kenë një shoqërim presidencial  për në Shtëpinë e Bardhë nga Banda e Ushtrisë Amerikane, një Gardë Nderi e Shërbimit të Përbashkët dhe Komandanti i Përgjithshëm i Gardës dhe Fife Drum Corps.

Ndërkohë, presidenti ka bërë tashmë postimin e parë në llogarinë zyrtare në Tëitter.

Nga llogaria @POTUS,  ai shkroi: “Nuk kemi kohë për të humbur kur bëhet fjalë për të trajtuar krizat me të cilat përballemi”.

“Kjo është arsyeja pse sot, unë jam duke shkuar në Zyrën Ovale për t’iu futur punës për të sjellë veprime të guximshme dhe lehtësim të menjëhershëm për familjet amerikane,” vijoi Biden.

Më të lexuarat