Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Merkel: Evropa të bashkohet për të përballuar sfidat e rivalëve Kinë, Rusi e SHBA

Postuar: 16/05/2019 - 07:43

Kancelaria gjermane Angela Merkel tha dje në deklaratën finale para zgjedhjeve të parlamentit evropian se Evropa duhet të ripozicionojë veten e saj për t’i bërë ballë sfidave të tre rivalëve saj globalë Kina, Rusia dhe SHBA. Në intervistën me mediat gjermane dhe britanike, Merkel kërkoi unitet elektoral për Evropën duke renduar sfidat botërore ndaj saj si ndërhyrja ruse në proceset elektorale, dominimi ekonomik i Kinës dhe monopoli amerikan ndaj shërbimeve dixhitale dhe internetit. “Nuk ka dyshim se Evropa duhet të ripozicionojë veten e saj në një botë të ndryshuar, pasi pasiguritë e vjetra të botës së pas-Luftës nuk aplikohen më”, tha Merkel nga zyra e saj në Berlin, për korrespondentët e ‘Suddeutsche Zeitung’ dhe ‘Guardian’. Ajo shtoi se uniteti mes shteteve të Evropës nevojitet për vendimet gjithnjë e më të vështira dhe delikate në lidhje me aktorët e tjerë botërorë. “Ata [Kina, Rusia e SHA] po na detyrojnë vazhdimisht të gjejmë pozita të përbashkëta. Por kjo është e vështirë sepse shpesh kemi interesa të kundërta, si për shembull në lidhje me konfliktin në Ukrainë, çështjet tregtare apo energjetike”, tha Merkel.

Forcë politike jo aq sa ekonomike

Merkel tha se tashmë duhet të ndiqte politika të unifikuara në shumë fusha për të ruajtur prestigjin e saj. “Tashmë dhe politikat tona në Afrikë për shembull, ndjekin një strategji të përbashkët, gjë që disa vite më parë do të kishte qenë e pamendueshme. Kështu që thjesht po vendosim një këmbë para tjetrës, edhe pse forca jonë politike nuk është e balancuar me forcën ekonomike të rivalëve tanë globalë”. Deklarata e Merkel erdhi në një moment të rëndësishëm në karrierën e saj 14 vjeçare si kancelare, teksa partia e saj kristian-demokrate përballet me humbje të mundshme në zgjedhjet evropiane të 23-26 sipas sondazheve, edhe pse ajo vetë mbetet personazh i mbështetur popullor dhe pritet të mbarojë mandatin e saj të fundit deri në 2021. Ajo shtoi se zgjedhjet janë një shans për partitë populiste në Gjermani dhe në kontinent që po fitojnë popullaritet prej rritjes së pasigurisë ekonomike dhe pakënaqësisë ndaj politikave qendrore të Brukselit ndaj shteteve anëtare. “Shumë njerëz janë të shqetësuar për Evropën, përfshi edhe unë vetë. Kjo do të thotë ndjehem e detyruar të punoj që Evropa të ketë një të ardhme”, tha Merkel.

Kërcënimi i të djathtës radikale

Ajo tha më tej se politikanët evropianë duhet të ndalojnë lojrat me gjestet populiste dhe përjashtoi mundësinë e hapjes së bllokut të saj të qendrës së djathtë në PE ndaj lidhjeve me partitë populiste të së djathtës ekstreme si Matteo Salvini i Italisë apo Marine Le pen e Francës. Shqetësimi i kancelares rezulton i vërtetë pasi sipas sondazheve dy liderët kryesorë të sa djathtës radikale evropiane dhe partitë të tjera të frontit të tyre para shikohet të marrin mbështetje të gjerë në zgjedhjet e sivjetshme. Udhëheqësja e “Frontit kombëtar”, Marine Le Pen, ka dalë e para në sondazhet e fundit të organizatës Ipsos, për zgjedhjet e parlamentit evropian, duke marrë 22% të votave, më shumë se partia e presidentit Emmanuel Macron. Është hera e parë që Le Pen, del e para në këto sondazhe, edhe pse partia e saj gjithmonë ka qenë prapa partisë REM, kryetari së cilës është Macron. Sipas këtij sondazhi, REM, do të fitonte 21.5% të votave. Macron po ballafaqohet me sfidën më të madhe të presidencës së tij, që nga nëntori i vitit të kaluar, kur filluan protestat masive. Zhgënjimet mbi rritjen e dobët ekonomike, kërcënimet e sigurisë dhe bindjet anti-emigracion, kanë dobësuar shumë pozitën e tij, duke i hapur rrugë partive nacionaliste.

Andi Lamko

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 19:18

Një shpërthim raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në Lyon, në rrugën Viktor Hugo. Nga shpërthimi mësohet te ketë të paktën tetë të plagosur, mes tyre një vajzë 8-vjeçare. 

Postuar: 24/05/2019 - 17:12

Kalimi i transportit të armëve përmes lumit Colorado në Amerikë është bërë më i thjeshtë nga nd

Postuar: 24/05/2019 - 17:07

Adem Duygu, analisti ushtarak nga Turqia ka postuar së fundmi imazhet satelitore të avionit të

Postuar: 24/05/2019 - 15:27

=SHBA i ka dhënë ultimatum Turqisë, partnerit në NATO.

Postuar: 24/05/2019 - 15:12

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, shkëmby

Postuar: 24/05/2019 - 11:23

Pak minuta më parë kryeministrja Britanike Theresa May ka dhënë dorëheqjen.

Postuar: 24/05/2019 - 08:33

Irani nuk do të dorëzohet ndaj presionit të SHBA dhe nuk do të braktisë qëllimet e tij edhe nës