Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Merkel nga Bosnja: Problemet e vendit tuaj shumë të komplikuara, ndikojnë në gjithë Ballkanin

Merkel nga Bosnja: Problemet e vendit tuaj shumë të komplikuara, ndikojnë në gjithë Ballkanin

Postuar: 09/07/2015 - 19:22

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka shprehur kënaqësinë për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit sot gjatë vizitës në Bosnjë-Hercegovinë, në një takim me Kryetarin dhe anëtarët e Presidencës së vendit. Gjatë kësaj vizite, Merkel theksoi se vendi tani është një hap drejt marrjes së statusit kandidat.
 
"Ne e dimë se situata në Bosnjë është e vështirë dhe se vendimet janë të vështira, veçanërisht në fushën e reformave ekonomike dhe sociale, por kjo është ajo që do të sigurojë që vendi të ecë përpara, si dhe përparimin e Rajonit", tha  Angela Merkel
 
Merkel u kërkoi boshnjakëve të nisin reformat ekonomike dhe sociale, të krijojnë vende të reja pune dhe të përshpejtojnë procesin e anëtarësimit në BE. Edhe pse drejtuesit myslimanë boshnjakë, serbë dhe kroatë të vendit nënshkruan një deklaratë të përbashkët në muajin janar, duke u shprehur të gatshëm për të zbatuar të gjitha reformat e propozuara nga BE, Gjermania dhe Britania e Madhe, serbo-boshnjakët hoqën dorë nga angazhimi i tyre në muajin qershor.
 
Megjithatë, drejtuesit janë optimist. Drejtuesi i tre anëtarëve të presidencës në Bosnjë, Mladen Ivanic, deklaroi se vendi i tij nuk ishte ideal, por mund të ofronte mundësi për persona që janë në kërkim të së ardhmes dhe janë angazhuar për të mbështetur Evropën.
 
“Ne mbështesim perspektivën evropiane për të gjitha vendet e rajonit dhe dimë se problemet që duhet të zgjidhen këtu, në Bosnjë-Hercegovinë janë shumë të komplikuara, por i gjithë rajoni nuk mund të ketë prosperitet nëse Bosnjë-Hercegovina nuk zhvillohet mirë”, deklaroi Merkel.
 
Vizita e saj u zhvillua në një kohë që vendi kujton 20-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, krimi më i rëndë në Evropë, pas kohës së nazizmit. 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/11/2019 - 23:50

Shirat e rrëmbyeshëm bora dhe ngricat kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në dhjetëra e qindra shtëpi në Francën juglindore.

Postuar: 16/11/2019 - 22:07

Disa qindra njerëz pritën sot kthimin në portin e përhershëm të aeroplanmbajtëses së dytë dhe m

Postuar: 16/11/2019 - 21:46

Një studimi gjerë ndërkombëtar i drejtuar nga universitetet e Stanford dhe të Neë York në SHBA

Postuar: 16/11/2019 - 21:22

Shkencëtarët e agjencisë amerikane hapësinore pretendojnë së fundmi se një asteroid sa një fush

Postuar: 16/11/2019 - 20:52

Një studim i ri thotë se rreth katër milionë vjet më parë pararendësit e njeriut e kishin truri

Postuar: 16/11/2019 - 20:43

Protestuesit e quajtën dorëheqjen e Moralesit si një "grusht shteti" dhe i bënë thirr

Postuar: 16/11/2019 - 18:43

Një stacion meteorologjik në Mbretërinë e Bashkuar e ka regjistruar vjeshtën më të lagësht në h