Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Merkel thyen për herë të parë protokollin, publikohen pamjet gjatë ekzekutimit të Himnit Kombëtar

Postuar: 11/07/2019 - 16:40

Ndryshon protokolli i Kancelares gjermane Angela Merkel në pritjen e organizuar për kryeministren daneze Mette Frederiksen. Pas të dridhurave të djeshme gjatë takimit me Kryeministrin e Finlandës, të tretat brenda pak javësh, kancelarja gjermane bashkë me miken nga Danimarka, nderoi himnin kombëtar jo në këmbë por e ulur, edhe pse ceremonia parashikon një qëndrim rreptësisht të drejtë.

Sipas Bild ishte vetë Merkel ajo që donte të ndryshonte protokollin e ceremonisë, ndoshta e frikësuar se mos situata e djeshme përsëritej. Herën e parë që Merkel u pa të dridhej ishte gjatë ceremonisë së organizuar për presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenskiy më 18 qershor.

Pastaj gjendja e sikletshme u përsërit në ceremoninë e emërimit të ministres së drejtësisë Christine Lambrecht më 27 qershor. Episodi më i fundit ndodhi më 10 korrik, kur Merkel u takua me kryeministrin finlandez Antti Rinne.

Kancelarja Merkel është 64 vjeçe dhe sipas stafit të saj, ajo ka shëndet të shkëlqyeshëm. Sipas burimeve qeveritare të cituara nga agjencia Reuters, drishjet janë një problem psikologjik.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 16:32

SHBA pas një dekade e gjysmë sërish dërgon ushtri dhe resurse ushtarake në bazën ajrore në Arabinë Saudite,  pas pershkallzimit të tensioneve në Gjirin Persik.
 

Postuar: 20/07/2019 - 16:17

22 persona që kishin marrë pjesë në hapjen e varrit të faraonit Tutankamon kanë vdekur në rreth

Postuar: 20/07/2019 - 15:05

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën,19 janë plagosur  dhe pesë të tjerë janë raportuar

Postuar: 20/07/2019 - 15:03

Komisioni Evropian (KE) miratoi një pako të re të masave për ndihmë në vlerë prej 1.41 miliardë

Postuar: 20/07/2019 - 13:56

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin tronditës kur një adoleshente u qëllua pa ndjenja një natë

Postuar: 20/07/2019 - 13:20

Alarmi për terrorizëm u rikthye sërish në Romë, pasi policia u vu në ndjekje të një 27-vjeçari ng

Postuar: 20/07/2019 - 12:18

Gjendet të vdekur në autostradë një amerikane dhe i dashuri i saj kanadez.