Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Merret vendimi final për El Chapon, “lordin” e drogës

Postuar: 12/02/2019 - 20:05

Joaquin "El Chapo" Guzmán Loera, lordi meksikan i drogës është shpallur fajtor në gjyqin e tij në Nju Jork. Kështu, Joaquin Guzman është shpallur fajtor për 10 akuza.
 
Nga këto, 7 prej tyre ishin për trafik droge, një akuzë për përfshirje në organizatë kriminale, një akuzë për pastrimin e parave dhe një akuzë për armëmbajtje pa leje.
 
Pas vendimit, nuk kishte asnjë reagim të dukshëm nga Guzmán, i cili pasi u largua juria, ia bëri me dorë dhe i buzëqeshi bashkëshortes së tij, Emma Coronel.
 
Gjyqi përfshinte dëshminë e ish-bashkëpunëtorëve dhe punonjësve të grupit të drogës, i cili konsiderohet si një nga njerëzit më të rrezikshëm në botë.
 
Që prej se ishte sjellë në SHBA, Guzman mbahej në izolim në burgjet e Manhatanit dhe në vend të fshehtë ndërkohë që mbahej gjyqi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/02/2019 - 22:25

Një djalë britanik është ekspozuar së fundmi në internet pasi i kërkoi  femrës që e refuzoinë takim të rimbursonte paratë e pijes që ai bleu për të.
 

Postuar: 15/02/2019 - 22:02

Sipas teorive të pranuara astrofizike, kur hyjmë në një vrimë të zezë, graviteti të tërheq në n

Postuar: 15/02/2019 - 19:24

Një shkencëtar që pretendon se ka studiuar evolucionin racës njerëzore prej vitesh pretendon së

Postuar: 15/02/2019 - 19:00

Presidenti ‘stil aksion’ i Rusisë ka plagosur dorën sot teksa përpiqej të hidhte në

Postuar: 15/02/2019 - 18:30

Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur sot emergjencën kombëtare, çka i lejon atij të ndë

Postuar: 15/02/2019 - 18:13

Autoritetet njoftuan sot se kanë kapur më shumë se tre ton kokainë dhe kanë arrestuar 11 person

Postuar: 15/02/2019 - 18:06

Mediat turke citonin sot ministrin e mbrojtjes Hulusi Akar të thoshte se vetëm ushtria turke do