BREAKING NEWS

Përditësimi nga Ministria: Rriten rastet me koronavirus në Shqipëri, shkon në 16 numri i viktimave, një pacient ndërron jetë mëngjesin e sotëm

Përditësimi nga Ministria: Rriten rastet me koronavirus në
x

Rajoni

Mes të prekurve nga koronavirusi në vendin fqinj fëmija 2 vjeç, dy mjekë dhe një infermiere

Mes të prekurve nga koronavirusi në vendin fqinj fëmija 2

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, në raportin ditor bëri me dije se ka shkuar në 148 numri i personave të prekur me koronavirus.

Ai konfirmoi 12 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Më tej ministri konfirmoi se një familje nga Shkupi është e prekur me koronavirus, ku mes tyre është edhe një fëmijë 2 vjeç, të cilët janë izoluar në shtëpi dhe gjendja e tyre nuk paraqitet e rëndë.

Filipçe bëri me dije se mes të infektuarve janë dhe dy mjekë dhe një infermiere në spitalin e Kumanovës.

Ai deklaroi se infektimi i tyre dhe i dy pacientëve të tjerë ndodhi pasi kanë pasur kontakte me pacienten që ndërroi jetë nga koronavirusi në Kumanovë.

Në Shkup janë 88 të prekur, në Dibër 40, prej të cilëve një ka ndërruar jetë, në Kumanovë 8 të prekur, prej të cilëve një ka ndërruar jetë, në Shtip 7, në Kavadar 2, në Ohër 2 dhe në Gostivar 1.