BREAKING NEWS

Rama spastrime në PS, përzë rreth 25 deputetë, nga Bushati e Angjeli, te Ulqini, Velaj e Shameti, Majko, Xhafaj e Kodheli jashtë zonës së sigurt, ja kush ikën e kush vjen

Rama spastrime në PS, përzë rreth 25 deputetë, nga Bushati e
x

Bota

Michel Barnier nxjerr sekretet, “Brexit” ka shkundur Bashkimin Europian, Habib akuza se Brukseli i trembet Britanisë

Michel Barnier nxjerr sekretet, “Brexit” ka shkundur Bashkimin

Michel Barnier, politikani francez i cili ka shërbyer si kreu i Task Forcës për Marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar në Komisionin Europian, ka pohuar se Brexit dhe dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian në të vërtetët ka shkaktuar probleme serioze për Brukselin. Ish-shefi negociator i Brexit i BE pretendoi që marrëveshja që ai e quajti si një "divorc" BE – Mbretëri e Bashkuar,  krijoi pasiguri midis vendeve anëtare të BE. Z. Barnier, bëri të qartë se shumë fusha në marrëveshje "shpesh ishin nënvlerësuar dhe shpjeguar dobët" përfshirë peshkimin. Nga fillimi i bisedimeve në 2016 i cili zgjati katër vjet, ai pretendoi se qëllimi ishte të "rivendosej siguria atje ku divorci krijon pasiguri". Zoti Barnier tha se ishte i vëmendshëm ndaj shqetësimeve të shprehura nga të gjitha partitë dhe komunitetet e ndryshme të Irlandës dhe Irlandës së Veriut. Shqetësimet e tyre lidhen me një mosmarrëveshje midis MB dhe BE mbi Protokollin e Irlandës së Veriut. DUP (Democratic Unionist Party) në Irlandën e Veriut po bëjnë presion për të hequr mekanizmin, i cili ka shkaktuar burokraci për mallrat e transportuara në vend nga pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar. Por kryeministri irlandez Micheal Martin tha se qëndrimi i partisë më të madhe unioniste të Irlandës së Veriut ishte zhgënjyese. Në deklaratën e tij, zoti Barnier u shpreh se pavarësisht dëmit që solli shkëputje e Britanisë, tha se uniteti dhe solidariteti midis vendeve anëtare ishte i dukshëm në çdo hap të negociatave  me Mbretërinë e Bashkuar. "Përkundër asaj që shumë parashikuan në kohën e Referendumi për Brexit 2016, Brexit nuk shkaktoi fundin e Bashkimit Evropian, por forcimin e unitetit të tij. Së bashku, ne mund të ndërtojmë një Evropë që jo vetëm mbron, por edhe frymëzon. Një Evropë që vazhdon të na bëjë më të fortë së bashku. Nuk ka forcë pa unitet", përfundoi ai. Barnier pritet gjithashtu të publikojë një botim me 600 faqe në prill duke folur për përvojën e tij të negociatave për Brexit. Komentet e diplomatit vijnë vetëm disa ditë pasi Lord Frost u emërua Ministër i Shtetit në Zyrën e Kabinetit. Lord Frost, i cili udhëhoqi negociatat e Brexit për Mbretërinë e Bashkuar, do të jetë një anëtar i plotë i Kabinetit të Boris Johnson dhe emërimi i tij do të hyjë në fuqi nga 1 Mars 2021. Ai do të drejtojë në bashkërendimin e marrëdhënieve me institucionet e BE dhe 27 vendet anëtare.

Flet Habib

Nga ana tjetër, Benyamin Naeem Habib një politikan dhe biznesmen britanik i cili është zgjedhur si anëtar i partisë Brexit në Parlamentin Europian, është shprehur se e vërteta është që Bashkimi Europian është i terrorizuar nga një Britani e pavarur, e suksesshme dhe e begatë pas daljes nga unioni. Në një intervistë për Express.co.uk, Habib i kërkoi kryeministrit britanik që Mbretëria e Bashkuar të heqë rregulloret dhe taksat, në mënyrë që të joshë kompanitë të qëndrojnë në Britani, një strategji kjo që do të rezultonte në një sukses të plotë sipas tij. Zoti Habib pretendon se një gjë e tillë do të krijonte atmosferën e një shteti që ka një tregti të suksesshme dhe që ka dalë plotësisht nga kthetrat e unionit. Z. Habib pretendon se Kryeministri Boris Johnson duhet të jetë i përgatitur “të shkojë në luftë” me Brukselin në mënyrë që të mbrojë zhvillimin financiar. Ai shtoi: "Ne duhet të jemi të përgatitur të kemi një zënkë dhe debat me ta. Rrethi ynë financiar është shumë i rëndësishëm. Unë nuk dua aspak një marrëveshje të shërbimeve financiare me Bashkimin Europian, ne duhet të synojmë Lindjen e Largët dhe Afrikën. Atje duhet të shkojmë. Zonat e rritjes në botë nuk janë BE. Ne duhet ta ndalojmë përrallën që nuk mund të mbijetojmë nëse nuk kemi BE. Le të rrisim vetëvlerësimin. Dhe çfarë nëse humbasim bizneset me BE? Ata kanë më shumë nevojë për ne se sa kemi ne për ata”, tha ai.