Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mijëra peshq të ngordhur në Greqi, BE në alarm

Postuar: 20/09/2019 - 15:33

Mijëra peshq të ngordhur kanë mbushur brigjet e liqenit Koroneia, në Greqinë veriore, si rezultat i temperaturave të larta dhe rënies së nivelit të ujit.
 
“Një periudhë e gjatë thatësire dhe temperaturash të larta, i la peshqit pa ushqim”, tha për “AFP” Dimitra Bobori, përgjegjëse për liqenet në rajon.
 
Liqeni që ndodhet 30 km larg Selanikut, ka përjetuar në mënyrë të përsëritur episode të ngjashme në dekadat e fundit. Thellësia e Koroneia-s ka rënë nga 2.8 metra që ishte në 2014, deri në 60 ose 80 centimetra aktualisht. Sipas autoriteteve, përpjekjet inxhinierike për ta ndaluar këtë rënie niveli, kanë dështuar.
 
Liqeni njihet si një habitat i pasur dhe destinacion për zogjtë migrues; po kështu është edhe pjesë e rrjetit Natura, të mbrojtjes ambientale evropiane.
 
Pas disa paralajmërimesh për Greqinë, që ta mbrojë liqenin, Komisioni Evropian e çoi çështjen në Gykatën Evropiane të Drejtësisë, në 2011. Që nga 1995-a, mijëra peshq të ngordhur janë regjistruar në brigjet e liqenit dhe popullata e zogjve është prekur po ashtu.
 
Në 2007-n, rreth 200 zogj u gjetën të ngordhur në brigjet e liqenit. Ndërsa katastrofa më e madhe u shënua në 2004, kur 4500 zogj ngordhën pas shfaqjes së një toksine në ujë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 13:57

Nuk është identifikuar ende shtetësia e 39 viktimave të gjetur brenda një kamioni në jugperëndim të Anglisë, të cilët dyshohen se janë emigrantë.

Postuar: 23/10/2019 - 12:52

Në të njëjtin park ku u gjetën sot 39 persona të vdekur, në vitin 2000 janë gjetur 58 viktima pas

Postuar: 23/10/2019 - 12:50

Një vajzë e cila u dhunua barbarisht nga ish-i dashuri i saj xheloz, kur rifitoi ndjenjat mendoi

Postuar: 23/10/2019 - 11:13

Policia britanike ka njoftuar se 39 personave janë gjetur të vdekur në një kamion në Essex.

Postuar: 23/10/2019 - 10:06

Presidentёt e Rusisё dhe Turqisё negociuan me orё tё tёra pёr veriun e Sirisё dhe ranё dakord pёr

Postuar: 23/10/2019 - 07:20

Moti i keq ka paralizuar Italinë, ku janë shënuar edhe dy viktimat e para në Alessandria, rajoni

Postuar: 22/10/2019 - 19:58

Anëtarët e BE-së kanë renditur në listën e pesticideve të ndaluara edhe substancën e katërt të