Bota

Mijëra të vdekur, dhjetëra mijëra të infektuar, Kinës po i del situata nga duart

Mijëra të vdekur, dhjetëra mijëra të infektuar,

Autoritetet shëndetësore në provincën qendrore të Hubeit, në Kinë, raportuan se 242 më shumë njerëz vdiqën nga koronavirusi COVID-19 që nga e mërkura, numri më i lartë në një ditë të vetme dhe më shumë se dy herë rekordin e mëparshëm, duke e çuar bilancin e viktimave në 1355.

Komisioni shëndetësor i krahinës raportoi gjithashtu një kërcim të madh në raste të reja, duke thënë se 14.840 njerëz të tjerë ishin konfirmuar me infeksionin gjatë periudhës 24-orëshe deri në mesnatën e së mërkurës. Të infektuarit ka arritur në rreth 60 mijë.

“Xinhua” raportoi se kreu i Partisë Komuniste në provincën e Hubei është pushuar nga puna, për mos menaxhimin e duhur të situatës.

Hubei është në qendër të shpërthimit të epidemisë, i cili mendohet se ka origjinën në një treg me prodhime deti, të mbyllur tani, në Wuhan, në fund të vitit të kaluar.