Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mike Pompeo, kreu i dinak i CIAs bëhet kryediplomati i Trump

Mike Pompeo, kreu i  dinak i CIAs bëhet kryediplomati i Trump

Postuar: 13/03/2018 - 15:59

Mike Pompeo, krei i CIAs i emëruar sot në postin e sekretarit amerikan të shtetit, vjen në një ngritje katapultuese pas vetëm një vit në krye të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA, ku fitoi besimin e  Donald Trump me përditësimet presidenciale të inteligjencës dhe përshtatjen e poitikave me presidentin.
 
Pompeo, i cili zëvendëson të shkarkuarin surprizë Rex Tillerson, sjell në diplomacinë amerikane disiplinën e akademisë ushtarake të West Point, si dhe pikëpamjet politike të një ish-anëtari të komisionit të sigurisë së Kongresit.
 
Duket se dhe për të servilizmi ka bërë punë pasi si drejtor i CIAs ka dhënë personalisht përditësimet e inteligjencës në Shtëpinë e Bardhë.
 
Ashtu si Trump ai ka pikëpamje radikale për Iranin e Korenë e Veriut, por jo për ndërhyrjet ruse në Rusi.
"Me Mike Pompeo, kemi një rrjedhë shumë të ngjashme mendimi," tha sot Trump.
 
54 vjeçari Pompeo, ka lindur dhe është rritur në California, dhe është diplomuar në akademinë e West Point, në 1986, i specializuar në inxhinieri ushtarake.
 
Ai ka shërbyer në ushtri për pesë vjet, asnjëherë në luftim,dhe më pas ka studiuar ligj në universitetin e  Harvard.
Ai krijoi një kompani inxhinierie në Wichita, Kansas, e cila mbështetet nga senatori konservator Koch dhe vëllezërit e tij, milionerë të industrisë së naftës dhe manjatë të tjerë biznesi.
Fillimisht ai u bë i famshëm me hetimin e vitit 2012 të vrasjes së ambasadorit amerikan dhe tre anëtarëve të stafit në Benghazi, Libi.
Kjo e bëri atë një zë të fuqishëm kundër rivalit kryesor të Trump, Hillary Clinton.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 24

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2018 - 13:23

Katër shkolla u mbyllën këtë javë në Angli, nga frika për sigurinë e fëmijëve.
 

Postuar: 13/12/2018 - 11:31

Së fundi, deputeti ka pranuar në një emision radiofonik se kë bërë qindra herë seks, gjatë kohës

Postuar: 13/12/2018 - 09:21

Tjetër aksident i frikshëm me refugjatët në rrugën nacionale Egnatia.

Postuar: 13/12/2018 - 07:20

Kryeministrja britanike Theresa May i ka mbijetuar mbrëmë një vote mosbesimi të thirrur nga vetë

Postuar: 12/12/2018 - 22:50

Shëruesi më i famshëm shpirtëror i Brazilit është akuzuar për abuzime seksuale nga të paktën 20

Postuar: 12/12/2018 - 22:17

Kryeministrja britanike Theresa May i ka mbijetuar sonte një vote mosbesimi të thirrur nga vetë

Postuar: 12/12/2018 - 19:44

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se Turqia po nis një operacion ushtarak në verilin