BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Çmimet rekord/ Joe Biden del me thirrjen urgjente për zgjidhjen e situatës, Presidenti kërkesë Kongresit për taksën e gazit dhe benzinës. Zbardhen detajet

Çmimet rekord/ Joe Biden del me thirrjen urgjente për zgjidhjen e

Presidenti i SHBA, Joe Biden, i bëri thirrje Kongresit të mërkurën që të miratojë një pezullim tre-mujor të taksës federale të benzinës për të ndihmuar në uljen e çmimeve rekord të gazit dhe për të ofruar një lehtësim të përkohshëm për familjet amerikane gjatë kësaj vere.

“Ne mund të ulim çmimin e gazit dhe të lehtësojmë sado pak familjet amerikane,” tha Biden në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti gjithashtu u kërkoi shteteve që të pezullojnë përkohësisht taksat shtetërore të karburantit, të cilat shpesh janë më të larta se tarifat federale. Sekretari i Energjisë do të sfidojë kompanitë e mëdha të naftës që të sjellin ide të reja për mënyrën se si mund të rikthejnë në punë kapacitetet e pashfrytëzuara të rafinimit, në takimin që do të zhvillohet të enjten.

Biden dhe këshilltarët e tij kanë qenë duke e diskutuar këtë çështje për disa muaj, mes presionit në rritje për të vepruar, pasi çmimet rekord të gazit po përkeqësojnë vlerësimet e sondazheve për presidentin dhe po ulin mundësitë e demokratëve për të mbajtur pushtetin në Kongres në zgjedhjet e nëntorit.

Një pezullim i taksës federale të benzinës prej 18.4 cent për gallon dhe i taksës së naftës prej 24.4 cent do të kërkonte miratimin e Kongresit, duke e bërë kështu propozimin e Bidenit kryesisht simbolik.

Ligjvënësit në të dyja partitë kanë shprehur rezistencë ndaj pezullimit të taksës, me disa demokratë, duke përfshirë kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, që u shprehën të shqetësuar se kjo masë mund të ketë efekt të kufizuar te çmimet nëse kompanitë e naftës dhe shitësit me pakicë do të marrin pjesën më të madhe të kursimeve.

Biden i kërkoi Kongresit që të pezullojë taksën e karburantit deri në shtator, një veprim që do t’i kushtonte Fondit të Trustit të Autostradave afërsisht 10 miliardë dollarë në të ardhura të humbura, por kjo humbje mund të zëvendësohet nga zëra të tjerë të buxhetit, i cili ka pasur një rritje të të ardhurave dhe tkurrje të deficitit, tani që Shtetet e Bashkuara po dalin pandemia e COVID-19.

Peter DeFazio, demokrat dhe kryetar i Komisionit të Dhomës për Transportin dhe Infrastrukturën, u tha gazetarëve të mërkurën se pezullimi i taksës federale të gazit do të ofronte “një lehtësim të vogël”, ndërsa nga ana tjetër do të krijonte një gropë të madhe buxhetore në Fondin e Trustit të Autostradave, i cili është i nevojshëm për të rregulluar urat e shkatërruara dhe për të ndërtuar një sistem modern infrastrukturor.

Disa shtete, si Nju Jorku dhe Konektikati, kanë pezulluar taksat shtetërore të karburantit, ndërsa shtetet e tjera kanë hedhur ide të tilla si reduktimin e ?mimeve për konsumatorët.

Rafineritë nuk po arrijnë që të plotësojnë kërkesën globale për naftë dhe benzinë, gjë e cila ka përkeqësuar rritjen e çmimeve, duke agravuar mungesat e furnizimeve në treg.

“Pezullimi i taksës federale të gazit sigurisht që do të ofronte një lehtësim afatshkurtër për shoferët amerikanë, por nuk do të zgjidhte çështjen thelbësore – çekuilibrin mes ofertës dhe kërkesës për produktet e naftës,” tha një zëdhënës për Grupin Industrial Amerikan të Prodhuesve të Karburantit dhe të Petrokimisë.

Politikat afatgjata janë ende të nevojshme për të rritur prodhimin e energjisë në SHBA, tha ai.

Çmimet e gazit në SHBA janë mesatarisht në 5 dollarë për gallon, pasi kërkesa në rritje për karburantet përkon me rënien e kapacitetit përpunues prej rreth 1 milion fuçi në ditë. Në tre vitet e fundit, shumë impiante u mbyllën pasi kërkesa për karburant pësoi rënie gjatë pandemisë.  Reuters