BREAKING NEWS

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon bisedën e ‘frikshme’: Funeral falas dhe mbi 1 milion lekë nëse e regjistron vdekjen me COVID-19

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon
x

Bota

Mineapolisi mban frymën, mijëra në rrugë për funeralin e afro-amerikanit që ndryshoi botën

Të afërm, miq dhe qytetarët u mblodhën në Minneapolis për t’i dhënë lamtumirën George Floyd.

Mijëra persona janë mbledhur në Mineapolis, në Minesota, për të nderuar Floyd, në ditën e parë të tre ceremonive funebre të 46-vjeçarit afro-amerikan i mbytur nga një polic dhe që u bë simbol i racizmit të forcave të rendit.

Ceremonia do të mbahet në North Central University, ndërsa manifestimet vijojnë nëpër SHBA, por më paqësore, pasi katër policët e përfshirë në vdekjen e Floyd tashmë janë arrestuar dhe akuzuar.

Pas përkujtimit të parë, trupi i Floyd do të çohet në vendlindjen Raeford, Karolina e Veriut, dhe më vonë në Houston, Texas, ku u rrit dhe jetoi pjesën më të madhe të jetës së tij.

“Ishte një qenie njerëzore. Kishte familje, ëndrra e shpresa. Detyra e vërtetë e secilit është të ruajë vlerën e jetës njerëzore të fshirë", tha reverend Al Sharpton, i cili do të drejtojë ceremoninë mortore.

Mineapolisi mban frymën, mijëra në rrugë për funeralin

Mineapolisi mban frymën, mijëra në rrugë për funeralin

Mineapolisi mban frymën, mijëra në rrugë për funeralin

Mineapolisi mban frymën, mijëra në rrugë për funeralin

Më të lexuarat