Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ministrja franceze kundër Trump: Do të jetë e tmerrshme nëse i merr vërtet të tilla vendime

Postuar: 12/11/2016 - 13:34

Ministrja franceze e Mjedisit, Segolene Royal jo vetëm e sheh si “absolutisht katastrofik” planin e Donald Trumpit për të hequr dorë nga bashkëpunimi global mbi ngadalësimin e ndryshimeve klimatike, por mendon gjithashtu se një hap i tillë do ta dobësonte edhe vetë Amerikën.

Ngrohjen globale Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara e konsideron një mashtrim. Ai kërkon të anulojë marrëveshjen e Parisit e të ndalojë të gjitha financimet e Uashingtonit për programet e Klimes. 

“Do të jetë e tmerrshme nëse i merr vërtet të tilla vendime. Guxoj të besoj se deklarata si këto janë thjesht premtime elektorale për të kënaqur një pjesë të caktuar të elektoratit, i cili nuk arrin ta kuptojë se ngrohja globale është realitet”, deklaroi ministrja franceze Segolene Royal.
 
Ajo që Trumpi kërkon të bëjë është të shtojë vendet e punës në Amerikë e të shmangë varësinë nga nafta e OPEC-ut, duke shfrytëzuar rezervat e naftës argjilore të vendit, ato të gazit natyror e të qymyrgurit. 

Marrëveshja e Parisit nga ana tjetër kërkon kufizimin e emëtimeve të gazeve shkaktare të efektit serrë, pjesa më e madhe e të cilave janë pasojë e djegies së karburanteve fosile. 

Komentet e saj, Royal i bëri në Marakesh të Marokut ku përfaqësues të 200 kombeve takohen për të diskutuar veprimet mbi kufizimin e ngrohjes së atmosferës. Ministrja franceze kujtoi se edhe Amerika vetë po i vuan pasojat e ndryshimeve klimatike, duke i përmendur baticat e egra në Majemi dhe zjarret masive në Kaliforni.  

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 19:18

Një shpërthim raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në Lyon, në rrugën Viktor Hugo. Nga shpërthimi mësohet te ketë të paktën tetë të plagosur, mes tyre një vajzë 8-vjeçare. 

Postuar: 24/05/2019 - 17:12

Kalimi i transportit të armëve përmes lumit Colorado në Amerikë është bërë më i thjeshtë nga nd

Postuar: 24/05/2019 - 17:07

Adem Duygu, analisti ushtarak nga Turqia ka postuar së fundmi imazhet satelitore të avionit të

Postuar: 24/05/2019 - 15:27

=SHBA i ka dhënë ultimatum Turqisë, partnerit në NATO.

Postuar: 24/05/2019 - 15:12

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, shkëmby

Postuar: 24/05/2019 - 11:23

Pak minuta më parë kryeministrja Britanike Theresa May ka dhënë dorëheqjen.

Postuar: 24/05/2019 - 08:33

Irani nuk do të dorëzohet ndaj presionit të SHBA dhe nuk do të braktisë qëllimet e tij edhe nës