
"Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka asistuar çdo seancë gjyqësore", Kreshnik Spahiu zbulon rolin e SHBA në çështjen e Saimir Tahirit

Tensionet në veri të Kosovës, vjen reagimi i minutës së fundit nga Vuçiç

Arrestimi i sekretares së MSH, reagon politikani i njohur: SPAK prapë me sardele në vend të krokodilëve si Rama

Dy zyrtaret e MSH në pranga për korrupsion, zbadhen detaje nga dosja e SPAK

Anila Hoxha del me detaje të reja, ja lëvizja e fundit që do të bëjë prokurori për çështjen e Saimir Tahirit

Arrestohet zyrtarja e lartë në MSH, vjen menjëherë reagimi i Ramës

SPAK lëshon urdhrin, arrestohet një tjetër zyrtare e qeverisë (Emri)

“Puthi Melonin, por nuk rriti pensionin”, Lulzim Basha komenton veprimin e Ramës

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta doktori amerikan që tronditi botën me parashikimin e fundit

Shkruar nga SOT.COM.AL 24 Maj 2023

Ish-doktori i ushtrisë amerikane me specializime e kualifikime te shumta, që prej periudhës së Covid konsiderohej ‘konspiracionist’ dhe pretendonte se ishte helmuar disa ditë para vdekjes, ndërsa më herët paralajmëronte për “një pushtim të rremë alien” që do të realizohej së shpejti në tokë.
Mediat shkruanin se Dr Rashid Buttar, i cili ishte pjesë e një grupi të njohur si “Dhjetëshja e Dezinformacionit”, vdiq papritur në fundjavë më 20 maj, në moshën 57 vjeçare.
Ai njihej si një udhëheqës i lëvizjes anti-vaksina dhe u bë një figurë e njohur gjatë pandemisë, me pretendime se Kovid ishte një “epidemi e planifikuar dhe e motivuar politikisht.”
Teoritë e tij ishin aq të njohura në SHBA si dezinformacion sa qendra dixhitale kundër nxitjes së urrejtjes e rendisnin atë mes 12 njerëzve që kishin gjeneruar rreth 65% të përmbajtjeve anti-vaksina në vitet 2020 deri në 2023.
Gjithesesi ai vdiq disa ditë pasi deklaroi se “i ishte dhënë një helm me përmbajtje 200 herë më të fortë sesa ajo që gjendej te vaksina” kur ishte i shtruar në spital. Ky koment vinte pas atij në rrjetin vendas CNN ku Buttar kishte krahasuar kreun epidemiolog të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci me diktatorin nazist Adolf Hitler, shkruan rrjeti britanik Daily Star.
Ndërsa në transmetimin e fundit ai bënte pretendimin e pabesueshëm se një pushtim alien do të njoftohej në tokë – por vetëm se do të ishte një ‘lajmërim i rremë’, në një ngjarje të inskenuar nga vetë qeveritë.
Në transmetimin e tij të 17 majit, Buttar dukej i tretur në fytyrë dhe thuajse pa flokë, teksa deklaronte në ekran: “Nëse e shikojmë të gjithë këtë historinë …me Covid, kjo ishte e planifikuar, dhe çështja e valutës është e planifikuar për punën e vaksinimeve, mendoj se do të ketë një tjetër event të madh të rremë”.
“Do të ketë ndonjë tip eventi si për shembull prezantimi i jetës nga jashtë planetit Tokë, dhe ne do të bombardohemi me këtë informacion të pavërtetë, për një pushtim”.
Ai vijonte më tej duke folur sesi “askush nuk do të besonte se do të ndodhte” pandemia Covid, teksa përsëriste idetë e tij se në fakt e gjitha ishte një “vrasje masive”.
Ai shtonte: “Këto janë mendime të kthjellëta. Po të flasim në mënyrë globale, asnjë nga besimet zyrtare të botës nuk duan të flasin apo të diskutojnë për këtë”.
Buttar raportohet se jetonte me gruan e tij Debbie, një shkrimtare librash për fëmijë. Ata kanë tre fëmijë, bijën Sara, dhe djemtë Rahan e Abre, për të cilët nuk ka shumë detaje.
Rrjeti i njohur për ‘dezinformacion’ Next News Network publikonte shpesh video të Buttar gjatë kohës së sëmundjes në 2020.
Aty Rashid Buttar promovonte teorinë e tij se COVID-19 ishte krijuar nga drejtori i agjencisë epidemiologjike NIAID, Anthony Fauci.
Ai bënte gjithashtu të tjera pretendimet të rreme, duke përfshirë ato se COVID-19 shkaktohej nga “gjurmët kimike” të avionëve dhe nga rrjeti celular 5G.
Shumë nga videot e tij në YouTube fshiheshin pasi thyenin rregullat e komunitetit të rrjetit YouTube (Community Guidelines).
Më të lexuarat


Analiza e VOA: Si ka mbajtur presidenti Erdogan një kontroll të ngushtë mbi pushtetin në Turqi

Përfshihet nga flakët pallati, raportohet një i vdekur dhe 17 të plagosur

Tragjedi në Indi, përplasen dy trena, raportohet numri i viktimave

Lajm i zi për botën e muzikës/ Me mbi 200 milionë disqe të shitur, ndahet nga jeta kompozitorja e njohur (Emri)

Zelensky urdhëron rishikimin e strehimoreve ndaj sulmeve ajrore

Për herë të parë mund të shohim pamje nga Marsi në transmetim të drejtpërdrejtë (Video)

Ngjarje e rëndë, gjenden mbi 40 çanta me mbetje njerëzore, dyshohet se u përkasin të rinjve të zhdukur nga një Call Center

Përplasen trenat në këtë vend, ka të lënduar

Lufta në Ukrainë, Blinken del me vendimin e rëndësishëm

Të shtëna me armë zjarri, humb jetën 19-vjeçari
