BREAKING NEWS

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon bisedën e ‘frikshme’: Funeral falas dhe mbi 1 milion lekë nëse e regjistron vdekjen me COVID-19

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon
x

Bota

Mjeku amerikan shuan zërat: Covid-19 nuk mund të vazhdojë gjatë, kushdo që është infektuar do të jetë imun

Mjeku amerikan shuan zërat: Covid-19 nuk mund të vazhdojë

Dr. Ralph Baric, profesor në Universitetin e Karolinës së Veriut, ka treguar të tjera detaje mbi përhapjen e koronavirusit. Gazeta ka publikuar disa artikuj mbi një leksion të hapur të tij, ndërsa sot po paraqesim bashkëbisedimin e tij me të pranishmit, ku tregohen sekrete të Covid.

-Pyetja ime është ajo që na mundon të gjithëve: A funksionojnë maskat?

Përgjigja ime është e kushtëzuar. Maskat na mbrojnë, por me kushtin që të dimë t’i vëmë sipas rregullave. Nëse je një staf mjekësor ose në kontakt të vazhdueshëm me qindra pacientë dhe të duhet ta mbash maskën gjatë të gjithë ditës, atëherë përgjigja është jo. Pra në një skenar ku kemi një numër shumë të madh të infektuarish dhe një përqendrim të tyre në një hapësirë të kufizuar e të mbyllur, maskat nuk mund të na mbrojnë. Do të na duheshin mjete mbrojtjeje me një faktor më të lartë sigurie.

-Ju thatë që na mbrojnë nëse dimë ta vendosim siç duhet. Cila është mënyra e duhur?

Gjëja më e lehtë që mund të bëni është të shkoni në ueb faqen e CDC ku ndodhet një raport i detajuar mbi atë që duhet dhe nuk duhet të bëjmë kur vendosim maskën. Shumica e njerëzve bëjnë gabim në momentin që e heqin maskën.

-A kanë vlerë, a na mbrojnë maskat të cilat nuk janë të tipit N95?

N95 është një maskë e cila eliminon 95% të pjesëzave të cilat hyjnë në organizmin tonë nga ajri që thithim. N95 është masa minimale që mund të na mbrojë në luftimin e SARS apo të tjera koronaviruseve. Laboratori im për shembull nuk i përdor këto maska duke qenë se është thjesht minimalja e mundshme për t’u mbrojtur. Unë preferoj të jem në një faktor mbrojtës më të lartë në mënyrë që të mund të mbroj mukozën e hundës. Dhe të kem disa barriera mbrojtëse përpara se virusi të mund të hyjw në organizëm. Gjithsesi ato që përdorim ne, nuk janë të aksesueshme për publikun pra publiku do të përdorë maskat N95 ose më keq akoma maska kirurgjikale. Pyetja nuk duhet të jetë se cila është mënyra e duhur për të vendosur N95. Çështja që duhet të na shqetësojë është se sidomos tek moshat e mëdha, shkakton stres respirator mbajtja e këtyre maskave sidomos për periudha të gjata. Pra nuk mund të marrin frymë me lehtësi. Prandaj edhe tani është një debat i hapur midis funksionarëve të shëndetit publik, nëse për popullsinë është më mirë të mbajë N95 apo të mbajnë maska të thjeshta kirurgjikale. Kjo varet nga mosha, sëmundjet që ka personi dhe se sa i shëndetshëm është sistemi i tij respirator. Të gjitha këto janë faktorë që bëjnë diferencën.

-Përse mendoni që në hemisferën jugore ka më pak raste infektimesh?

Mendoj se arsyeja e vetme është mungesa e një numri të lartë testimesh dhe nuk është si shkak i klimës apo diçkaje të ngjashme me të.

-Në media është bërë shpesh supozimi se Covid-19 do të bëhet një sëmundje e përvitshme, e cila do të jetë e ngjashme me gripin e zakonshëm që na infekton çdo vit. Si mendoni ju?

Kjo nuk mund të jetë e vërtetë. Koronavirusi i ri do të jetë si çdo koronavirus tjetër. Çdokush që preket prodhon antitrupa dhe është përjetësisht imun. Kështu që për sa kohë infektohet e gjithë popullsia, pas 2 ose 3 vitesh nuk do të kemi më raste infektimesh.

-Sa efektiv është karantinimi?

Qëllimi i garantimit të popullsisë është që virusi të mos ketë mjaftueshëm trupa për të infektuar dhe në këtë mënyrë ai do të vdesë. Por askush nuk kishte karantinuar më parë 100 milionë banorë, ashtu si Kina bëri, kjo ishte një gjë fenomenale. Por askush nuk e di sa mirë ose keq kjo funksionoi. Kur të ketë një rikthim në punë ose në jetën normale, personat që nuk e kanë kaluar, do të infektohen nga personat asimptomatikë dhe kjo mund të sjellë një valë të re.

-Ç’mund të na thoni për vaksinat dhe për “mundësinë e artë” të kompanive farmaceutike private apo edhe me financim qeveritar për ta prodhuar atë?

Mënyra se si funksionojnë koronaviruset, është mëse e sigurt që do ketë të tjera viruse si SARS1 apo Covid-19 që do të pushtojnë botën sërish e sërish. E vërteta është që një nga këto koronaviruse do të jetë i duhuri. Do të jetë ai që do të na rrezikojë më shumë, që do të ketë një infektueshmëri më të lartë dhe nuk do të mund ta parandalojmë. Për sa i përket vaksinave, ka kompani që janë duke punuar momentalisht për vaksina të koronaviruseve, të cilat mund të na prekin në të ardhmen. Çështja është që nuk e dimë nëse këto viruse do të na prekin ndonjëherë, prandaj nuk janë burim të ardhurash. Kështu që ato që janë të interesuar të kenë një vaksinë të gatshme ose gjysmë të gatshme në raste urgjente epidemie, janë institucionet qeveritare dhe kompanitë e financuara nga to. Unë vetë e kam bërë prej kohësh zgjedhjen time që të qëndroj në rrafshin akademik në vend të punës kërkimore të përditshme në laborator.

-Sa është kohëzgjatja e virusit në sipërfaqe të ndryshme, gjë që ndikon më pas edhe në infektimin e më shumë ose më pak personave?

Studime të shumta kanë dalë në konkluzionin që kjo varet nga gjendja në të cilën ndodhet virusi. Nëse e marrim virusin dhe e pastrojmë nga çdo gjë nga laboratori e më pas e vendosim në një sipërfaqe, ai nuk zgjat shumë. Por nëse për shembull ai është në formën e sekrecioneve respiratore, jetëgjatësia e tij në objektet pa jetë mund të jetë deri në 9 ditë. Kjo ishte edhe një nga arsyet e infektimit në masë në anijen me turistë “Diamond Princess”. Kjo sepse atëherë nuk e kishim këtë informacion dhe mendonim se infektimi bëhej vetëm nga ajri. Një mënyrë tjetër infektimi është edhe nga ajri në kontakt me feçet njerëzore. Shumë të infektuar e kanë marrë virusin nga tualetet. Në momentin e shkarkimit të ujit, ngrihet lart në ajër, që ka qenë në kontakt me feçet dhe njerëzit e thithin këtë ajër me feçe dhe koncentrik të lartë virusesh. Kjo nuk është një mënyrë normale infektimi, por mund të mendoni sasinë e të infektuarve që mund të shkaktohen në këtë mënyrë në tualete publike, në avionë apo anije.

-Nuk është se besoj gjithçka që lexoj, por në një raportim thuhej se një person ishte infektuar me virusin dhe kishte qenë asimptomanik për 27 ditë. Mund të jetë e mundur diçka e tillë?

E kam lexuar atë raport. Personi i raportuar ishte nga Kina apo jo? Të them të drejtën tani për tani nuk kam prirjen t’u besoj këtyre informacioneve të ardhura nga Kina. Ajo që dua që të keni parasysh është se çdo qenie njerëzore është ndryshe. Gjenetikisht secili nga ne është heterogjenik, prandaj edhe mënyra se si sistemi ynë reagon ndaj faktorëve të ndryshëm, mund të jetë i ndryshëm. Ajo që po më pyesni është nëse ka në botë persona që kanë një infektueshmëri apo një lloj të ndryshëm reagimi ndaj virusit nga sa ka 99.999% e popullatës. Përgjigja për këtë pyetje është me shumë mundësi po.

-Shpesh dëgjojmë që gripi është më i rrezikshëm se SARS2. Cili është mendimi juaj?

Sa nga të pranishmit është sëmurur me grip të thjeshtë? Të gjithë ne jemi sëmurur një herë në jetë. Sa nga ne kanë marrë koronavirusin e ri? Fatmirësisht asnjë. Çështja me gripin e thjeshtë është se vdekshmëria e tij është zakonisht më e ulët se 0.1%. Kjo do të thotë 35 mijë – 70 mijë qytetarë amerikanë që do të vdesin çdo vit. Ky koronavirus i ri ka një vdekshmëri rreth 2%, sipas të dhënave ne kemi 300 milionë qytetarë, dhe nëse do të bëjmë llogaritë shifrat janë frikësuese. Dhe është e padrejtë dhe jo ekuivalente të themi që duhet të shqetësohemi më shumë për gripin. Do të them që është shqetësues gripi, por koronavirusi i ri, siç është çdo virus tjetër që prek sistemin respirator dhe që ka një infektueshmëri e vdekshmëri të lartë, pra rreth 2% duhet të ketë një përqendrim të lartë shqetësimi dhe serioziteti. Dhe sipas meje asnjë zyrtar i shëndetit publik nuk mund të dalë dhe të thotë se më shqetësues është gripi se sa Covid-19.

-Përse mendoni që në Kinë kishte një numër aq të madh të infektuarish?

Kjo është një pyetje shumë e vështirë për t’ju përgjigjur. Ajo që unë mendoj se ndikoi shumë ishte se qeveria i bindi zyrtarët shëndetësorë që ky virus nuk kishte një rrezik infektueshmërie shumë të lartë. Ndaj në fillim të janarit Kina zhvilloi disa festime publike. Kjo është ajo që nuk do të donit të bënit në këto rrethana. Pra të mblidhnit një numër të pafund njerëzish në një vend. Ky është një mjedis shumë i favorshëm për shpërndarjen e viruseve që prekin sistemet respiratore. Pra unë mendoj që fakti që nënvlerësuan rrezikshmërinë e virusit, shkaktuan një shpërndarje shumë më të madhe dhe me pasoja më të rënda nga ç’mund të kishte qenë në të vërtetë. Pra ajo që duhet të na bëhet mësim është që të mos nënvlerësojmë asgjë. SARS1 erdhi dhe iku shumë shpejt dhe nuk pati nevojë për një vaksinë. Dhe të gjitha studimet dhe arritjet për vaksinën ndërkohë që epidemia ishte në vazhdim, ndaluan. Tani 17 vite më vonë na vjen keq që këto përpjekje ndaluan. Nëse do të kishim pasur një vaksinë për SARS1 ndoshta mund ta kishim shumë më të lehtë krijimin e një vaksine për koronavirusin e ri.

Më të lexuarat