Bota

Mjeku: Michael Schumacher 'i zgjuar', pas trajtimit me qeliza embrionale

Mjeku: Michael Schumacher 'i zgjuar', pas trajtimit me qeliza

Një infermier ka thënë sot me legjenda e Formula 1, Michael Schumacher është "i ndërgjegjshëm" pas trajtimit me qeliza embrionale në Paris. Ai nuk është parë që prej një plagosje traumatike në kokë gjatë një incidenti me ski në Grenoble në 2013. Por sinjale pozitive po vijnë për gjendjen e tij nga njesia e kardiologjisë.


Schumacher thuhet se ka marrë transfuzion me qeliza embrionale për reduktimin e inflamecioneve.


Ish-piloti i Ferrari ka qenë në mbikëqyrje të rreptë që prej ardhjes në spitalin francez të hënën.


Punonjësja e spitalit tha për të përditshmen Le Parisien: "Po është nën shërbimin tim, dhe mund t;ju them që është i ndërgjegjshëm”.


kirurgu Philippe Menasche ka mirëpritur Schumacher dhe është i njohur për performimin e transplantim të parë në botë të qelizave embrionale në një pacient me zemër të dështuar.