BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Mogherini: Marrëveshja Kosovë-Serbi, të mos çojë në ndarje etnike

Mogherini: Marrëveshja Kosovë-Serbi, të mos çojë

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha dje se çfarëdo marrëveshje normalizimi që mund të arrijnë Kosove e Serbia, përfshirë edhe korrigjim të mundshëm të kufijve, të mos guxojë të mbështetet në linja etnike. Ajo i bëri komentet pas takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel, ku mes të tjerash u diskutua dhe për zhvillimet e bllokuara në Ballkanin Perëndimor mes Kosovës e Serbisë, për të cilat për herë të parë duket se u tolerua shkëmbimi i mundshëm i territoreve. Ajo sërish i bëri thirrje Prishtinës që të heqë tarifat tregtare ndaj Serbisë, ndërsa shfaqi besimin se ende është e mundur të arrihet një marrëveshje “ligjore gjithëpërfshirëse” për normalizimin e marrëdhënieve. Ajo marrëveshja tha ajo, do të duhej të përfshinte të gjitha çështjet e hapura. “Më lejoni të them qartazi. Jo ndarje në vija etnike. Çfarëdo ‘korrigjimesh’ që dy palët mund të diskutojnë në të ardhmen, marrëveshja nuk duhet të tentojë krijimin e shteteve etnikisht të pastra. Në çdo rast, të dyja vendet duhet të jenë shumetnike”, tha ajo, duke nënvizuar se përfundimisht u takon palëve që të përcaktojnë se çfarë do të jetë zgjidhja përfundimtare. Zonja Mogherini shtoi se për Bashkimin Evropian është me rëndësi që ajo marrëveshje të respektojë të parimet e së drejtës ndërkombëtare.

Qeveria refuzon heqjen e taksës tregtare

Zyra e Kryeministrit Ramush Haradinaj reagoi dje ndaj rekomandimeve të krye-diplomates së BE, duke thënë se pavarësisht kërkesave, taksa tregtare ndaj Serbisë do të hiqet vetëm kur ajo të njohë Kosovën, ndërsa nuk komentoi mbi zbutjen e toneve evropiane për ‘korrigjimin e kufijve’ mes dy vendeve. ”Taksa hiqet në momentin kur kemi njohje nga Serbia. Kosova i ka argumentet e forta për arsyen e vendosjes së taksës. Nuk është respektuar marrëveshja e CEFTA-s dhe e gjithë kjo është bërë në mbrojtje të sovranitetit dhe ekonomisë së vendit”, është thënë në reagimin e Qeverisë së Kosovës nën udhëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj. Taksa e papërballueshme tregtare që Kosova ka vendosur ndaj mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnie-Herzegovina ka qenë shpesh objekt i kritikave të Bashkimit Evropian por deri tani Prishtina ka rezistuar. Ndërkohë taksa ka sjellë një rritje prej 40% për muajin nëntor të eksporteve të Shqipërisë drejt Kosovës. "Sipas të dhënave të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, volumi i mallrave tona drejt Kosovës është rritur me 33 mijë ton, ndërsa në vlerë monetare janë 7 milionë dollarë më shumë eksporte për nëntorin e këtij viti krahasuar me të njëjtin muaj në 2017", tha kreu i  Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, duke shtuar se mallrat kryesore ishin eksportet e miellit dhe materialeve të ndërtimit.

Rritet vrulli i ‘korrigjimit të kufijve’

Ndërkohë idea e korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë që deri pak janë më parë konsiderohej aliene nga të gjitha palët e politikës, tashmë po nis të merret seriozisht dhe në nivele të larta. Gjatë verës presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kërkuan mbështetje ndërkombëtare për një marrëveshje që do të mund të prekte edhe kufijtë ndërmjet të dyja vendeve. Presidenti Thaçi, hodhi idenë “korrigjimit të kufirit” që sipas tij, nënkuptonte bashkimin e Luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë me Kosovën. Presidenti Vuçiç, hodhi idenë e ‘vënies së kufirit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”, që nënkupton ndarjen e Kosovës asisoj që veriu i saj më shumicë serbe t’i takojë Serbisë. Idetë e tyre nxiten reagime në Kosovë dhe Serbi por edhe skenën ndërkombëtare, ndërmjet atyre që do të mbështesnin mundësinë e prekjes së kufijve nëse palët pajtohen dhe atyre që pohojnë se kjo do të shkaktonte reagime zinxhir në Ballkan.

Andi Lamko