
Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e ministres Koçiu për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale

Ja sa para marrin bashkitë për rritjen e pagave, zbardhet ndarja sipas njësive, 15 milionë dollarë shkojnë për vitin 2024

“Tërmet” në Policinë e Shtetit, bie banda e “SKY”, ja si do zëvendësohet kupola, shefat e komisariateve dhe drejtorët e drejtorive, gati 600 fytyra të reja në krye të rendit

“Bomba” e Spartak Ngjelës: Ja pse kryeministri Rama nuk jep dorëheqjen pas të gjitha arrestimeve në qeverinë e tij dhe arsyeja që mund të ketë detyruar gjykatësen të çojë në arrest shtëpie Jamarbër Malltezin

Trondit Idajet Beqiri: Ilirjana Olldashi që liroi Jamarbër Malltezin nga burgu është kushërira e parë e Ilir Metës, ja njerëzit e ish-presidentit brenda drejtësisë dhe kush është besniku i Sali Berishës që rrezikon të prangoset

Ilir Demalia tregon tmerrin që po përjeton Ilir Meta nga dëshmitarët për dosjen “CEZ-DIA”, ja skema që po përdor bashkë me Sali Berishën për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj pse prokurorët po hezitojnë të marrin vendimin për të çuar në burg Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, ja praktika gjyqësore që i fundos, çfarë pritet të ndodhë në Gjykatën e Lartë

Nga “Gërdeci” dhe vdekja e Trebickës, te firmat piramidale dhe zhvarrimi i kufomës së biznesmenit të njohur, Geri Kokalari thirrje SPAK të hetojë Berishën, ja disa nga krimet ku është përfshirë ish-kryeministri

Momente tmerri/ ‘Skifteri’ 23-vjeçar qëllon me armë në piceri dhe grabit kasën, të pranishëm edhe fëmijë (VIDEO)

Shkruar nga SOT.COM.AL 17 Gusht 2022

Qyteti i Napolit vijon të jetë qendra kryesore e grabitjeve terrorizuese në ditën për diell në Itali. Më e fundit prej tyre është regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe ka zgjatur 28 sekonda. Grabitja ka ndodhur në një piceri, teksa hajduti hyn brenda, qëllon tavanin dhe më pas merr paratë nga kasa.
Gjatë gjithë kohës në restorant ka disa klientë, duke përfshirë edhe disa fëmijë, ndërsa imazhet e vjedhjes u shpërndanë nga këshilltari rajonal i “Evropës së Gjelbër” për zonën e Campanias, Francesco Borrelli.
“Është një tjetër grabitje në zemër të lagjes Pianura në Napoli. Është ora 20:30 e së shtunës, 13 gusht, kur një burrë i armatosur me armë hyri në një piceri të njohur lokale dhe qëlloi me një plumb në tavan për të frikësuar pronarët që t’i dorëzojnë të ardhurat. E gjithë kjo ka zgjatur më pak se një minutë para syve mosbesues të dhjetëra klientëve, të cilët në atë kohë ndodheshin brenda në piceri për të shijuar një mbrëmje të shtune me familjen. Brenda ambientit ndodhen edhe disa fëmijë”, shkruan Borrelli përkrah videos.
Ndërkohë, mediat italiane raportojnë se grabitësi ka tentuar të arratisej me një skuter, me një bashkëpunëtor që e priste në timon.
Por ai u bllokua nga punonjësit dhe disa klientë të cilët pas një sherri arritën t’i merrnin edhe armën. Në vendngjarje kanë ndërhyrë policët e komisariateve San Paolo dhe Pianura, të cilët pas ndalimit kanë bërë me dije se kemi të bëjmë me një 23-vjeçar.
Ai është arrestuar dhe mbi të rëndojnë akuzat për tentativë vrasje, tentativë për grabitje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, pasi në dorë mbante një pistoletë Bruni të kalibrit 9.
Më të lexuarat


Papa Françesku sërish sëmurë, anulon pjesëmarrjen në konferencën e OKB

Aksident tragjik në Itali, treni merr para kamionin, raportohet për disa të vdekur

Drejtori i CIA-s shkon në Katar, ja çfarë pritet të diskutohet

Lufta në Izrael: SHBA thotë se ‘punon’ për të zgjatur më tej armëpushimin

Ngrihet alarmi për satelitin e Kim Jong-Un, përveç Shtëpisë së Bardhë, Koreja e Veriut “ka shënjestruar” edhe Romën

E frikshme/ Shpërthen vullkani në këtë shtet, arrin deri në 200 metra lartësi

Gjenerali Dimri “paralizon” Ukrainën, ushtria ndalon operacionet, ja pse tani dronët do të jenë protagonistë në konflikt

“Semafori” po pulson, qeveria gjermane është zhytur në kaos, ja pse koalicioni i Scholz po lëkundet

Samiti i Brukselit, VOA: NATO dhe BE zotohen për ruajtjen e qëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor

Netanyahu: Izraeli është i vendosur të përfundojë misionin në Gaza
