BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Bota

“Mos dilni jashtë”/ Bombë moti! Stuhi e përmbytje në Itali, autoritetet thirrje urgjente banorëve: Gjysma e qytetit është mbuluar nga një metër ujë, pritet të përkeqësohet gjendja

“Mos dilni jashtë”/  Bombë moti! Stuhi e përmbytje

Komuna e Krotonës (Crotone) në Itali ka dhënë alarmin në mediat sociale për shkak të një të ashtuquajture “bombë e motit”, që ka sjellë një përkeqësim të menjëhershëm të kushteve atmosferike me reshje të dendura të pasuara nga vërshime të befta uji.

Këto të fundit i kanë zënë njerëzit në befasi. Gjysma e qytetit është mbuluar nga një metër ujë, thotë shtypi vendas dhe situata në orët në vazhdim duket se do të vijë duke u përkeqësuar. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi “për sigurinë e tyre dhe për të mos penguar operacionet e mjeteve të transportit”.

Për Kalabrinë u dha alarmi i kuq nga Mbrojtja Civile, pikërisht me qëllimin të kërkohet kujdes maksimal pas reshjeve të rrëmbyera të shiut. Problemi, thonë ekspertët është se jemi vetëm në fillimin e këtij përkeqësimi të motit, i cili pritet të zgjasë me shumë intensitet deri pasditen e së dielës. Situata për orët e ardhshme me shumë gjasë do të mbetet serioze, Krotona për momentin është paralizuar nga shirat, teksa cikloni, i cili është mëse i dukshëm nga sateliti, do të lëvizë shumë ngadalë drejt jugut.

Më të lexuarat