Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mos u habisni! Ky është vendi i parë në botë me transportin publik falas

Postuar: 06/12/2018 - 12:50

Ndërsa prej kohësh në Shqipëri po flitet për rritjen sërish të çmimit të biletave të transportit publik, në një vend tjetër të botës qytetarët nuk do të paguajmë më para për këtë shërbim.

Luksemburgu do të bëhet vendi i parë në botë që pritet të ketë transport publik falas për të gjithë. Bëhet fjalë jo vetëm për udhëtimin me autobus, por edhe atë me tren e tramvaj.

Biletat kushtojnë rreth 2 euro, ku në një qytet të vogël mbulon pothuajse të gjithë udhëtimin. Vendimi u mor nga koalicioni i ri qeverisës, i drejtuar nga Xavier Bettel, i cili u betua për një mandat të dytë si kryeministër të mërkurën.

Arsyeja e këtij vendimi? Për të ulur trafikun dhe për të zvogëluar mbingarkimin e rrugëve nga makinat e shumta.Pavarësisht se në të jetojnë 110,000 persona, rreth 400.000 njerëz vijnë për të punuar në këtë vend nga Franca, Belgjika dhe Gjermania, të cilët kalojnë kufirin çdo ditë.

Sipas një studimi të bërë dy vite më parë, drejtuesit e mjeteve harxhuan të paktën 33 orë në trafik në 2016-n.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2018 - 22:15

Sonda e agjencisë amerikane hapësinore Voyager 2, e lëshuar nga toka në vitin 1977, është bërë objekti i dytë i prodhuar nga njeriut që del jashtë sistemit diellor.
 

Postuar: 10/12/2018 - 21:03

Presidenti francez Emmanuel Macron ka premtuar një rritje minimale të pagave dhe koncesioneve tat

Postuar: 10/12/2018 - 20:16

Policit siberian, i njohur si vrasësi më i madh serial i Rusisë i epokës moderne, i është dh

Postuar: 10/12/2018 - 19:52

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se migrimi i njerëzve &l

Postuar: 10/12/2018 - 19:26

Presidenti amerikan Donald Trump ka aprovuar parimisht në fundjavë kërkesat e Pentagon për rrit

Postuar: 10/12/2018 - 19:02

Studiuesit të fakultetit të famshëm amerikan Instituti i Teknologjisë së Massachusetts njoftuan

Postuar: 10/12/2018 - 18:16

Një nga prodhueset më të mëdha të argjendit në botë, Kina, njoftoi sot zbulimin e depozitave të