BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Moska në prag të falimentimit, Putini i ka ditët e numëruara, liderët më të fuqishëm të botës i japin goditjen përfundimtare “Carit”, ja çfarë po ndodh në Rusi

Moska në prag të falimentimit, Putini i ka ditët e

Rusia është në prag të kolapsit. Moska për herë të parë që nga viti 1998 është në prag të mospagimit të saj të parë të borxhit, pasi afati për të bërë një pagesë interesi prej 100 milionë dollarësh po kalon. Gjithashtu liderët e 7 ekonomive më të fuqishme të botës janë mbledhur dje në alpet bavareze në Gjermani duke i dhënë goditjen përfundimtare presidentit rus Vladimir Putinit, duke depërtuar në zemrën e makinerisë luftarake të “Carit”. Sanksionet e bëjnë të pamundur marrjen e pagesave nga Rusia për kreditorët ndërkombëtarë. Kremlini ka qenë i vendosur të shmangë dështimin e parë që nga viti 1998 dhe një goditje të madhe për prestigjin e vendit, por sanksionet nuk e lejojnë. Ministri rus i financave e quajti situatën “një farsë”. Rusia është drejt një rrugë të pashmangshme për të falimentuar që kur sanksionet u vendosën për herë të parë nga SHBA dhe BE pas pushtimit të Ukrainës. Këto kufizuan aksesin e vendit në rrjetet bankare ndërkombëtare të cilat do të përpunonin pagesat nga Rusia për investitorët në mbarë botën. Pagesa e interesit e radhës prej 100 milionë dollarësh duhej të paguhej më 27 maj. Rusia thotë se paratë iu dërguan Euroclear, një bankë e cila më pas do të shpërndante pagesën tek investitorët. Por kjo pagesë ka mbetur aty, sipas Bloomberg Neës, dhe kreditorët nuk e kanë marrë atë.

Sanksionet fundosin Rusinë

Euroclear nuk thotë se pagesa është bllokuar, por tha se i përmbahet të gjitha sanksioneve. Ministri i Financave Anton Siluanov pranoi se investitorët e huaj “nuk do të mund të merrnin” pagesat. Kjo ishte për dy arsye, tha ai. “E para është se infrastruktura e huaj, bankat korrespondente janë të ndaluara të kryejnë çdo operacion në lidhje me Rusinë. E dyta është se investitorëve të huaj u ndalohet shprehimisht të marrin pagesa nga ne.” Për shkak se Rusia dëshiron të paguajë dhe ka shumë para për ta bërë këtë, ai mohoi se kjo përbën një mospagim të vërtetë, i cili zakonisht ndodh kur qeveritë refuzojnë të paguajnë, ose kur ekonomitë e tyre janë aq të dobëta sa nuk mund të gjejnë para. Megjithëse falimentimi do të ishte një goditje simbolike, do të kishte pak pasoja praktike të menjëhershme për Rusinë. Kombet që dështojnë zakonisht e kanë të pamundur të huazojnë më shumë para, por Rusia tashmë është e ndaluar të marrë hua në tregjet perëndimore nga sanksionet.

G7 i jep goditjen përfundimtare Putinit

Liderët e 7 ekonomive më të fuqishme të botës janë mbledhur dje në alpet bavareze në Gjermani. Drejtuesit e SHBA-së, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Britanisë së Madhe diskutuan çështjet më urgjente politike dhe ekonomike në botë që ka sjellë lufta e Vladimir Putitnit. Udhëheqësit e këtyre shteteve  bënë të ditur ndalesën e re në importet e arit rus, me qëllim të ashpërsimit të sanksioneve ndaj Rusisë. Rusët e pasur kanë blerë sasi të konsiderueshme të arit së fundi, me qëllim të uljes së ndikimit të sanksioneve ndërkombëtare për shkak të pushtimit rus në Ukrainë që ka nisur më 24 shkurt, ka thënë Qeveria britanike përmes një deklarate. “Këto masa do të godasin drejtpërdrejt oligarkët rusë dhe do të godasin zemrën e makinerisë së luftës së presidentit rus, Vladimir Putin”, ka thënë kryeministri britanik, Boris Johnson përmes një deklarate. Londra ka thënë se eksportet ruse të arit kanë kapur vlerën e më shumë se 15 miliardë dollarëve vitin e kaluar. Ndalesa pritet të bëhet e ditur më 27 qershor, dhe do të zbatohet shpejt. Ky vendim do të zbatohet për arin e nxjerrë nga toka, si dhe atë të rafinuar, kanë thënë zyrtarët. Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë përmes një postimi në Tëitter se ndalesa në arin rus, përbën një tjetër “kosto të pashembullt për Putinin, në mënyrë që t’i ndalohen fondet që i duhen për të financuar luftën kundër Ukrainës”. Biden e ka quajturin arin si “eksport masiv që siguron dhjetëra miliarda dollarë për Rusinë”. Liderët e G7-ës do të nisin takimet më 26 qershor në rajonin e Bavarisë në Gjermani dhe do të vazhdojnë me samitin e NATO-s që mbahet më 29 qershor në Madrid, Spanjë.

Më të lexuarat