
Artan Hoxha publikon për herë të parë video përgjimin që arrestoi policin e RENEA-s

Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me rrënjë, pyje e çatia”, Stuhia e fuqishme shkakton dëme 'kolosale' në Mallakastër, banorët rrëfejnë përjetimet e tmerrit (FOTO)

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat bashkiakë mbushen me anëtarë të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim, ja emrat

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të parë pse dështuan negociatat me Berishën

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit dhe kërcënon kandidatët demokratë që garojnë në zgjedhjet e 14 majit, ja si po i mban peng dhe shantazhon

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën, zbulon arsyen pse nuk iu bashkua koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Kriminelët në fushatën e 14 majit, kryetari i PS Mirditë jep dorëheqjen pas përfshirjes së njerëzve me precedentë penalë

“Korrupsioni në FBI dhe Ukrainë”/ Media amerikane jehonë SKANDALIT ‘McGonigal’: Kina ndikoi në mënyrë korruptive te Rama

Moska nuk e fsheh më se kush është objektivi i saj i ardhshëm, Lavrov tregon shtetin që do të pësojë fatin e njëjtë si Ukraina

Shkruar nga Alfrida SHANAJ 4 Shkurt 2023

Ndërsa Rusia është në një luftë pushtimi ndaj Ukrainës, Kremlini kërcënon gjithashtu edhe vendet e tjera fqinje. I pyetur nga gazetarët se cili nga vendet e BRSS mund të ishte objektive e re për Rusinë kryediplomati rus Sergei Lavrov u përgjigj pa hezitim Moldavia. Është hera e parë që Moska shpall luftë kaq hapur ndaj një vendi tjetër pas sulmit në Ukrainë. Sipas Lavrov, Moldavia mund të bëhet Ukraina e ardhshme. Ai akuzoi Perëndimin, i cili, sipas tij, nxit Moldavinë kundër Rusisë dhe synon që ajo të luajë një rol në projektin anti-rus. Lavrov tha se tendenca e autoriteteve aktuale moldave për ta futur vendin në BE dhe NATO dëshmon për këtë politikë. Kujtojmë se Moldavia pas nisjes së pushtimit nga forcat ruse në territorin e Ukrainës ka kërkuaranëtarësimin në BE dhe në muajin qershor tëvitit të kaluar së bashku me Ukrainën morën statusin e vendit kandidat.Ministri i Jashtëm rus sulmoi drejtpërdrejt presidenten e Moldavisë Maja Sanda, për të cilën ai e akuzon atë se po e shtyn Moldavinë në NATO. Sipas atij ajo po bën përpjekjet që vendi i saj të bashkohet me Rumaninë. Kujtojmë se BRSS aneksoi Moldavinë në vitin 1940, e cila ishte pjesë e Rumanisë. Në kryeqytetin Moldav këto deklarata janë marrë si kërcënime të mirëfillta ndaj po përjetohet paniku e mund të bëhen një objektiv i ri në planet e luftës të Putinit për të zgjeruar Rusinë.
Mesazhe kërcënuese nga diplomacia ruse
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Moldavisë, DanielVod?, ka deklaruar se këto janë mesazhe serioze kërcënuese nga diplomacia ruse, si dhe citoi se popullsia dhe politika moldave kanë të drejtën për vendimet dhe prioritetet e tyre strategjike, dhe anëtarësimi në BE është një prej prioriteteve që ato kanë. “Ne i hedhim poshtë me vendosmëri deklaratat e Ministrit të Punëve të Jashtme ruse, të cilat nuk korrespondojnë me gjendjen aktuale dhe janë pjesë e retorikës kërcënuese të sprovuar të diplomacisë ruse. Duam t'i kujtojmë palës ruse se Moldavia ka zgjedhur rrugën drejt BE-së dhe këtë e mbështesin qytetarët e Moldavisë dhe kërkojmë që Rusia ta respektojë këtë qëndrim”, thekson DanielVoda. Megjithatë, sipas anketave të fundit, shumica e qytetarëve janë pro anëtarësimit në BE, por jo për anëtarësim në NATO. Pasi në territorin e Moldavisë, që nga fillimi i viteve '90 të shekullit të 20-të, ekziston një formacion para shtetëror pro-rus i Transnistrisë. Ministri i Jashtëm i Transnistria, Vitalij Ignatiev ka bërë me dije se qëllimi përfundimtari tyre është aneksimi në Rusi. Moska e konsideron Moldavinë si zonë të tyre të influencës, ndaj dhe kthimi i saj drejt perëndimit paraqet një kërcënim tërthorazi për Rusinë. Moldavia është një nga vendet më të varfra në Evropë, me një ndikim të fortë pro-rus, por tani opsionet pro-perëndimoredëshirojnë që vendi i tyre të kthehet nga perëndimi.
Moldavia kërkon armatim nga Perëndimi
Ushtria moldave në aspektin e armatimit ushtarak është një ndër ushtritë mëtë dobëta në Evropë, si rrjedhojë ajo po i kërkon perëndimit ndihmë në armatim. Sipas mediave moldave, Sandu i kërkoi SHBA-së sisteme kundërajrore dhe SHBA miratoi një paketë prej 40 milionë dollarësh. Në shtator të 2022 Sandu u takua me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe për herë të parë Moldavia mori pjesë në një samit të NATO-s. Edhe Ministri i Punëve të Jashtme Nicu Popescu ishte në Bukuresht në dhjetor 2022 për një takim të NATO-s, ku kjo vizitë shkaktoi shumë zemërim në Moskë e cila më pas kërcënoi haptazi Moldavinë. Ndërsa nuk ka shumë kohë qëzëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, MirceaGeoan vizitoi kryeqytetin Moldav ku fokusi i takimit të tij ishte mobilizimi iforcave ushtarake në zonën Transnistria ku kohet e fundit kjo zonëështë bërë skenë e lëvizjeve ushtarake të forcave ruse. Gazeta moldave Moskovs ka Nezavisimaja theksoi nga ana tjetër se Moldavia, për shkak të politikës së saj properëndimore, mund të përfundojë në listën e shteteve armike të Rusisë. Maja Sandu thotë se Moldavia duhet të punojë për sigurinë e saj dhe se Moska, nëpërmjet pro-rusëve moldav po ushqen idenë se mbrojtja më e mirë nuk është të investosh në mbrojtje, por të mos provokosh Rusinë. Pro-ruset po përpiqen vazhdimisht të provokojnë një krizë politike në vend për të provokuar zgjedhje të reja. Në fund të vitit të kaluar, Lavrov tha se Moldavia duhet të shqetësohet për të ardhmen e saj nëse anëtarësohet në NATO.
Më të lexuarat


Ngjarje horror/ 76-vjeçari “mumifikoi” trupin e nënës së tij dhe e mbajti në një divan para televizorit për 13 vjet, arsyeja...

Zerlanda e Re mbahnit botën, çdokush do të dëshironte të shihte spektaklin qiellor teksa sodit pamjet magjike (FOTO)

Nuk ndalet Rusia, Sergei Lavrov sulmon sërish Perëndimin: Ja pse nuk dëshiron që lufta në Ukrainë të përfundojë

E frikshme/ 40 emigrantë digjen brenda qendrës së pritjes, rojet nuk i hapën derën!

Qatargate, thellohet SKANDALI në Bruksel/ Udhëtoi falas, zyrtari i lartë i Transportit në BE pritet të marrë vendimin drastik

Kremlini bën paralajmërimin e frikshëm: Ja sa do të zgjasë lufta e Rusisë me shtetet armike

“Makthi” i Kinës bëhet realitet, SHBA armatos Tajvanin, një “luftë e nxehtë” mund të shpërthejë në Azi mes superfuqive

Vladimir Putin në udhëkryq, Ukraina gati t’i japë Rusisë goditjen finale, fillon plani për marrjen e “Tokës së Shenjtë”, luftë sabotazhi dhe dezinformimi në Krime

Studimi i ekspertëve, ja efektet katastrofike të një sulmi atomik në qytetet evropiane, nëse bomba bërthamore do të hidhej mbi Tiranë ja sa viktima do të kishte

Zhduken mbi 600 plumba, Kim Jong Un bën lëvizjen urgjente, ja vendimi ekstrem që merr udhëheqësi
