BREAKING NEWS

SKANDALI në Qatar/ FIFA nis hetimet ndaj kombëtares serbe, vjen reagimi i ministrit të Jashtëm: Hipokrizi, Kosova pjesë e Serbisë!

SKANDALI në Qatar/ FIFA nis hetimet ndaj kombëtares serbe, vjen
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e dy parlamenteve/ Vasili shpjegon pse braktisi seancën e përbashkët: Vëllezërit nga Kosova kanë paguar oligarkët për të ardhur në tokën amë! Ballkani Hapur tradhtia më e madhe

Mbledhja e dy parlamenteve/ Vasili shpjegon pse braktisi seancën e
x
BREAKING NEWS

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën thirrjen e fortë Bashkisë dhe e paralajmëron

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën
x
BREAKING NEWS

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare këngëtares Dua Lipa

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare
x
BREAKING NEWS

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha zbulon arsyen pse u largua nga parlamenti

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha
x
BREAKING NEWS

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë, deputetët e PD-së marrin vendimin e papritur! Çfarë ndodhi?

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë,
x
BREAKING NEWS

“Duhet të jemi më shpesh bashkë!”, mesazhi Albin Kurti ‘thumbon’ Ramën në 110-vjetorin e pavarësisë: Të përfshihemi në çështjet e njëri-tjetrit, por jo për të penguar

“Duhet të jemi më shpesh bashkë!”, mesazhi Albin
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e përbashkët të dy kuvendeve, Mediu ngre alarmin dhe bën thirrjen e fortë: Serbia po blen armatime, të ndalojmë menjëherë influencën ruse dhe kineze

Mbledhja e përbashkët të dy kuvendeve, Mediu ngre alarmin dhe
x

Bota

Moska thërret në një takim urgjent ambasadoren e Britanisë, ja arsyeja

Moska thërret në një takim urgjent ambasadoren e Britanisë,

Rusia kërkoi takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Moskë për të protestuar ndaj komenteve të kryeministrit Boris Johnson mbi Presidentin Vladimir Putin dhe komentet e një zyrtari tjetër britanik mbi figurat kryesore të qeverisë ruse.

Rusia i tha ambasadores Deborah Bronnert se ajo kundërshtonte “me vendosmëri” deklaratat e pasjellshme” të udhëheqjes britanike në lidhje me Rusinë, liderin e saj, përfaqësuesit zyrtarë të autoriteteve, si dhe popullin rus, thuhet në një deklaratë të ministrisë së jashtme ruse më 30 qershor.

“Në shoqërinë e emancipuar, është e zakonshme të kërkohet falje për komente të këtij lloji,” tha ai, duke kritikuar Britaninë për “retorikën e papranueshme dhe fyese”.

Johnson tha më 29 qershor në një intervistë për televizionin gjerman “ZDF” se agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës ishte “një shembull i përsosur i maskulinitetit toksik”.

Ai tha se, nëse Putini do të kishte qenë grua, “Unë me të vërtetë nuk mendoj se ai do të kishte nisur një luftë të çmendur, pushtimi dhe dhune ashtu siç ka bërë”.

Ministri Britanik i Mbrojtjes, Ben Ëallace provokoi gjithashtu zemërimin e Rusisë pasi ai akuzoi zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme ruse se “çdo javë, kërcënon se do të godasë të gjithë me armë bërthamore, në një mënyrë apo një tjetër”.

Ministria e Jashtme ruse tha se ishte “e papranueshme” që zyrtarët britanikë “të shpërndajnë qëllimisht informacione të rreme, veçanërisht mbi kërcënimet e supozuara nga rusët që ‘ zgjedhin të përdorin armë bërthamore'”.

Ambasada ruse në Londër gjithashtu protestoi ndaj komenteve në një shënim drejtuar Ministrisë së Jashtme të Britanisë së Madhe.

“Shënimi thekson se një retorikë e tillë është e papranueshme dhe e papërshtatshme si në formë ashtu edhe në përmbajtje”, thuhet në deklaratë.

Ai theksoi gjithashtu se fjalët e autoriteteve britanike u perceptuan në Rusi “si një manifestim i mungesës së respektit të thellë” për vendin dhe traditat e tij diplomatike./REL