
Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali Berishës, ja kush është bashkëpunëtori i ngushtë me 3 dosje në SPAK që mund të hapë “Kutinë e Pandorës” për ish-kryeministrin

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë, kreu i “Foltores” shton kërcënimet ndaj SPAK

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit, “Zëri i Amerikës” zbardh skenarin si kryeministri i dha miliona euro pasuri dhëndrit të kreut të “Foltores”

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë tradhtarësh dhe zbardh skandalet e ballistëve, ja mesazhi për Alimadhin dhe faktet që tregojnë se partizanët çliruan Shqipërinë nga nazistët e fashistët

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i pamëshirshëm i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron pronarët dhe tregon çfarë fshihet pas indeksimit, shoqata paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e ministres Koçiu për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale

Moti i keq bën "kërdinë" në një tjetër vend, ngrihet alarmi nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Maj 2023

Një pjesë e madhe e Spanjës është vënë në alarm për shkak të motit të keq që po prek Gadishullin Iberik, ku shirat e rrëmbyeshëm të ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje, pas muajsh thatësire.
Shirat e dendur dhe stuhitë – shumë vonë, sipas ekspertëve, për të zgjidhur problemin e mungesës së madhe të ujit në vend – goditën fundjavën kryesisht në juglindje, provincat e Almeria dhe Alicante. Shi i rrëmbyeshëm ra edhe mbrëmjen e së hënës në Madrid, duke bllokuar trafikun në disa rrugë dhe duke vonuar disa linja metroje për shkak të prurjes së konsiderueshme të ujit.
Shërbimi Meteorologjik Spanjoll (Aemet) ruan sot në shumë zona nivelin e alarmit të ngjyrës “të verdhë” apo “portokalli”, pasi ekziston rreziku për breshër. Moti i keq parashikohet të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Këto reshje do të kenë një kontribut të rëndësishëm dhe pozitiv në deficitin e reshjeve me të cilin përballet Spanja prej muajsh, pasi thatësira me përmasa historike që goditi vendin në muajt e mëparshëm ka pasoja të rënda në sektorin e bujqësisë.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se gjatë shirave të rrëmbyeshëm, gjatë të cilave uji nuk ka kohë të depërtojë në tokë, ato janë të pamjaftueshme dhe shumë vonë për të mbuluar deficitin dhe për të mbushur rezervuarët. Sipas Ministrisë së Tranzicionit Ekologjik, gjatë javës së fundit të majit niveli i ujit në rezervuarë ka rënë në 47,5% të kapacitetit të tyre, nga 47,7% që ishte javën e kaluar. Gjatë dekadës së fundit rezervuarët në këtë periudhë të vitit kanë qenë mesatarisht 68.1% të mbushura.
Aemet vuri në dukje se prilli i kaluar ishte më i nxehti dhe më i thati i regjistruar që nga fillimi i regjistrimeve të motit në Spanjë. Viti 2022 konsiderohet si viti më i ngrohtë në historinë e vendit.
Më të lexuarat


Bombardohet rajoni policor, raportohet për katër viktima dhe 18 të plagosur

Tensionet në Lindjen e Mesme: Aktivistët turq kërkojnë të dërgojnë flotën e ndihmës në Gaza

OBSH ndez alarmin: 1 në 10 persona është infektuar me HIV në Europë

"Nuk duam rikthim të konflikteve në Ballkan", Blinken në Bruksel zbardhet fokusi i bisedimeve

Zbulimi i REL: Rusët e lidhur me Kremlinin, të punësuar në OSBE

Tensionet në Ballkan/ Sekretari amerikan i Shtetit paralajmëron: Aleanca e NATO-s është e bashkuar

“Paqe ju lutem, paqe”, Papa Françesku bën thirrjen e fortë për luftë në Ukrainë

Ukraina nuk gjen qetësi, Rusia e sulmon me 21 dronë dhe 3 raketa

Ministri Sunak anuloi takimin, reagon kryeministri grek, Mitsotakis

Erdogan "shpërthen" sërish ndaj Netanyahu: Do të mbahesh mend në histori si “kasapi” i Gazës
