BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të shqyrtohet/ Mblidhet me urgjencë Gjykata Kushtetuese, a do të rrëzohen zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 dhe a do të ketë zgjedhje të parakohshme?

Çfarë pritet të shqyrtohet/ Mblidhet me urgjencë Gjykata
x
BREAKING NEWS

Kur do arrestohen 'peshqit e mëdhenj'? SHBA paralajmëron ndryshimin e MADH në Shqipëri

Kur do arrestohen 'peshqit e mëdhenj'? SHBA paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Temperatura ekstreme të larta! I nxehti afrikan pushton Shqipërinë, Ministria e Shëndetësisë thirrje urgjente: Nëse ndiheni keq kërkoni ...

Temperatura ekstreme të larta! I nxehti afrikan pushton
x

Bota

Mrekulli apo sajesë? Shkencëtarët nisin hetimet për letrën e hedhur në det pak orë para tragjedisë së Titanikut, çfarë kishte të shkruar në të?

Mrekulli apo sajesë? Shkencëtarët nisin hetimet për

Shkencëtarët po hetojnë një mesazh në shishe, që dyshohet se mund të jetë shkruar disa orë përpara përmbytjes së Titanikut. Ata po përpiqen të kuptojnë nëse bëhet fjalë për një mashtrim, apo kemi të bëjnë me një artifakt nga tragjedia historike.

Një letër që mbante datën 13 Prill 1912, me emrin e 12-vjeçares franceze, Mathilde Lefebvre, u gjet në brigjet e Kanadasë, më shumë se 100 vjet pas përmbytjes së Titanikut.

“Po e hedh këtë shishe në det, në mes të Atlantikut. Pritet që të arrijmë në Neë York për pak ditë. Nëse dikush e gjen këtë letër, njoftoni familjen Lefebvre në Liévin”, shkruhej në gjuhën frënge.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike “The Independent”, ajo po udhëtonte drejt Neë York City me të ëmën Marie, për t’u bashkuar me babain dhe vëllezërit e motrat. Ky bashkim nuk ndodhi kurrë. Mathilde dhe nëna e saj nuk u panë më kurrë. Sipas raportimeve, ato vdiqën së bashku me 1 500 personat e tjerë, kur anija goditi ajsbergun, më 14 Prill.

Një grup kërkuesish po hetojnë autenticitetin e kësaj letre në Université du Québec à Rimouski.

“Shishja mund të jetë artifakti i parë i Titanikut, i gjetur në brigjet amerikane”, tha historiani Maxime Gohier.

Ekspertët thonë se deri më tani nuk kanë gjetur asnjë të dhënë që të sugjerojë se letra është sajesë. Letra u gjet në rërë nga një familje në Bay of Fundy në 2017-n. Ajo u bë publike nga akademikët të cilët apeluan këdo që kishte informacion për Titanikun, apo për vajzën që kishte shkruar mesazhin.

Akademikët besojnë se letra i përket asaj periudhe, por ata kanë frikë mos është mashtrim pasi dikush mund ta ketë shkruar pak kohë pas tragjedisë për të tërhequr vëmendje.

Ajo që duket se i bën ekspertët skeptikë është fakti se shkrimi në letër nuk përputhet me atë që mësonin në atë kohë nxënësit në shkollat franceze. Emri i vajzës që shkroi letrën u zbulua të ishte e bija e Franck Lefebvre, i cili ishte minator në veri të Francës dhe u largua drejt Amerikës për të provuar fatin e tij.

Ai gjeti një punë në një minierë në Ioëa, ku po jetonte së bashku me 4 fëmijët e tij. Më pas thirri bashkëshorten bashkë me 4 fëmijët e tjerë të vegjël, përfshirë Mathilde-n që t’i bashkoheshin. Megjithatë, ekspertët thonë se informacioni për familjen nuk është i mjaftueshëm për të dalë në konkluzionin se letra u hodha nga Titaniku. Sipas të dhënave që disponohen, në Titanik kishte një pasagjere që quhej Mathilde Lefebvre.