BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Bota

"Mumja shtatzënë", shkencëtarët bëjnë zbulimin e MADH: Jemi befasuar

"Mumja shtatzënë", shkencëtarët bëjnë

Një ekip shkencëtarësh polakë kanë zbuluar një mumje egjiptiane shtatzënë të balsamosur. Zbulimi u bë nga studiuesit që ishin pjesë e projektit “Mumjet e Varshavës” dhe u publikua në Journal of Archaeological Science.

Projekti, i filluar në 2015-ën, përdor teknologjinë për të ekzaminuar arte-fakte të vendosura në Muzeun Kombëtar në Varshavë. Gruaja më parë mendohej të ishte një prift mashkull por skanimet zbuluan se ishte një grua në fazat e vonshme të shtatzënisë. Ekspertët nga projekti besojnë se ka shumë të ngjarë që mbetjet të jenë të një gruaje me status të lartë, të moshës midis 20 dhe 30 vjeç, 7 muaj shtatzënë e cila vdiq gjatë Shekullit të parë para Krishtit.

Duke përdorur perimetrin e kokës së fetusit, ata vlerësojnë se ishte midis 26 dhe 30 javë kur nëna vdiq për arsye të panjohura.

“Ky është zbulimi ynë më i rëndësishëm dhe më domethënës deri më tani, një befasi totale”, tha për Associated Press anëtari i ekipit Wojciech Ejsmond i Akademisë Polake të Shkencave.

Katër organe të mbështjellura dhe të balsamosura, u gjetën brenda zgavrës së barkut të gruas, por shkencëtarët thonë se fetusi nuk ishte hequr nga mitra. Shkencëtarët thanë se ishte e paqartë pse nuk ishte nxjerrë dhe balsamuar veçmas, por besimet shpirtërore për jetën e përtejme ose vështirësitë fizike me heqjen mund të kenë kontribuar.

Studiuesit e kanë quajtur gruan si “Zonja misterioze e Muzeut Kombëtar në Varshavë” për shkak të origjinës kontradiktore së saj.

 

Më të lexuarat