BREAKING NEWS

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat, deputetja ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat,
x
BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Bota

Mund të vrasë më shumë se 50 milionë njerëz, policia kap një sasi të madhe droge që është 10.000 herë më e fuqishme se morfina

Mund të vrasë më shumë se 50 milionë njerëz,

Një hetim i gjatë i ndërmarrë nga Departamenti i Policisë Riverside në Kaliforninë Jugore çoi në kapjen e një sasie të madhe droge të paligjshme, përfshirë 21 kg carfentanil, një drogë 100 herë me e fuqishme dhe potencialisht shumë më vdekjeprurëse sesa fentanili.

Këtë lajm e kanë bërë të ditur mediat e huaja, ku shkruajnë se në kuadër të këtij operacioni janë vënë nën pranga një burrë dhe një grua nga Kalifornia Jugore, të cilët akuzohen se janë përfshirë në këtë organizatë kriminale.

“Nëse carfentanil do të përzihet me ilaçe të tjera, këto 21 kg të kapura mund të kenë qenë të mjaftueshme për të vrarë më shumë se 50 milionë njerëz”, th zyra e DA.

Policia ka hetuar prej muajsh një organizatë të dyshuar të trafikut të drogës, për të cilën besohet se furnizonte me fentanil, kokinë dhe heroinë në Riverside County.

Sasia me carfentanil, kokainë dhe heroinë u gjet në një shtëpi në ‘Glimmer Ëay’ në Perris, më datë 17 gusht.

Askush nuk ishte në shtëpi në momentin kur autoritetet mbërritën, por kërkimi i çoi hetuesit të identifikonin Andres Jesus Morales, 30 vjeç dhe Alyssa Christine Ponce, 27 vjeç, të cilët dyshohet të jenë përfshirë me këtë ngjarje.

Rreth një muaj më vonë, më 14 shtator detektivët ‘bastisën’ një tjetër shtëpi në rrugën ‘Limoousin’ në Perris, ku gjetën 16 kilogramë të tjera kokainë në garazh, thanë zyrtarët.

Ndërkohaq, Morales dhe Ponce u vunë nën prangat e policisë dhe u dërguar në paraburgim, në pritje të një vendimi, ndërsa u deklaruan si të pafajshëm ndaj akuzave.

Carfentanil, 10.000 herë më i fuqishëm se morfina dhe 100 herë më i fuqishëm se fentanili, i cili është 50 herë më i fuqishëm se heroina, nuk është miratuar për përdorim te njerëzit.

Duhen vetëm rreth dy miligramë fentanil për të qenë një sasi fatale. Një dozë vdekjeprurëse e carfentanil do të ishte shumë më e vogël.