BREAKING NEWS

Rama flet për prestigjozen “Le Monde”: Shembja e Teatrit Kombëtar prodhoi një gënjeshtër të madhe

Rama flet për prestigjozen “Le Monde”: Shembja e Teatrit
x

Bota

“Na thanë të mashtronim”, dalin të dhëna tronditëse për vërtetësinë e shifrave ruse të pandemisë së koronavirusit

“Na thanë të mashtronim”, dalin të dhëna

Të paktën 1/3 e mjekëve në Rusi, që punonin me pacientët Covid, iu kërkua që pulmonitin e shkaktuar nga koronavirusi ta paraqisnin si shkaqe të tjera. Ky është rezultati i dalë nga një sondazh i kryer te 509 mjekë, nga faqja e lajmeve “Meduza”.

Me mbi 317 mijë raste të Covid-19 të konfirmuara nga i gjithë vendi, pati vetëm 3249 vdekje. “Praktika e raportuar nga mjekët e intervistuar bëri të mundur korrigjimin e shkallës së vdekshmërisë", thekson “Meduza”.

Një konfirmim për rregullimin artificial të shifrave vjen nga të dhënat mbi vdekjen e regjistrit të Moskës, i cili regjistroi në prill 18% më shumë vdekje sesa mesatarja për të njëjtën periudhë gjatë 10 viteve të fundit.

60 për qind e pacientëve që vdiqën pasi u diagnostikuan me Covid-19 ndërrua jetë, formalisht, nga shkaqe të tjera: problemet vaskulare, patologjitë onkologjike, dështimi i organeve.