BREAKING NEWS

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!
x

Bota

NASA tregon se kur mund të godasë tokën asteroidi sa piramida e Gizës

NASA tregon se kur mund të godasë tokën  asteroidi sa piramida e
Shkencëtarët e agjencisë amerikane hapësinore pretendojnë së fundmi se një asteroid sa një fushë futbolli mund të jetë në kurs përplasjeje me planetin tonë dhe diçka e tillë ndodh me tokën çdo 2000 vjet.
 
NASA tha se asteroidi i njohur si JF1, mund të godasë tokën nëse vijon në trajektoren aktuale, dhe nuk ndodhet shumë larg nga tani. Shkëmbi 128-metra i gjatë me masë sa piramida e Gizës në Egjipt mund të përplaset me planetin tonë më 6 Maj 2022, mundësisht me pasoja të rënda dhe disa milina vdekje.
 
 Sipas llogaritjeve JF1 do të bjerë në tokë (ql) me një forcë prej 230 kiloton, ose ndryshe 15 herë më fuqishëm nga bomba atomike e lëshuar në Hiroshima e cila kishte ekuivalentin e energjisë prej 15 kiloton TNT.
 
“Objekte jashtë tokësore më të mëdha se 140 metra mund të shkaktojnë dëme të rënda në rajone të tëra ose kontinente,” thuhej në një raport për Shtëpinë e Bardhë për impaktin e asteroidit në vitin 2018.
 
Objekte me masë të tillë mund të godasin sipërfaqen e planetit me një minimum energjie prej  60 megaton TNT, që është më shumë se çdo bombë bërhtamore e testuar ndonjëherë, por për fat të mirë objekte të tilla mund të pikasen më kollaj sesa ato më të vogla, thuhet në raport.