BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Bota

NATO një hap larg kthesës drastike, aleanca mund të vendosë trupat në Ukrainë, çfarë fshihet pas hipotezës dhe pse vendet anëtare po rrezikojnë kaq shumë

NATO një hap larg kthesës drastike, aleanca mund të vendosë

Në rast se nga samiti i NATO-s në Vilnius, i planifikuar për në 11 dhe 12 korrik në kryeqytetin e Lituanisë, vendet anëtare të Aleancës Atlantike, përfshirë Shtetet e Bashkuara, nuk duhet të japin garanci të vërteta sigurie për Ukrainën, atëherë disa prej tyre mund të të jenë të gatshëm të vendosin trupat e tyre përkatëse në territorin ukrainas në mbështetje të Kievit.Kjo është hipoteza e ngritur nga ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Rasmussen, i njëjti që shërbeu si këshilltar zyrtar i Volodymyr Zelensky për hyrjen e kombit të sulmuar nga Rusia në arkitekturën evropiane të sigurisë. Siç raportohet nga “The Guardian”, Rasmussen bëri të ditur gjithashtu se, edhe nëse një grup shtetesh do të vendosin garancitë e duhura të sigurisë në tryezën e Ukrainës, aktorët e tjerë nuk do të lejonin që çështja e hyrjes së Kievit në NATO të mbetetjashtë agjendës së Vilniusit. Deklaratat e tij erdhën në një moment shumë delikat, pikërisht kur kreu aktual i NATO-s, Jens Stoltenberg, po shpjegonte se çështja e garancive të sigurisë së lartpërmendur do të ishte në axhendën e samitit. Megjithatë, Stoltenberg shtoi se, sipas nenit 5 të Traktatit të Uashingtonit, NATO ofron garanci të plota të sigurisë vetëm për anëtarët me të drejta të plota të Organizatës. 

Vendosja e trupave

Në një skenar të tillë, ambasadorja e SHBA në NATO, Julianne Smith tha se një sërë opsionesh po merreshin në konsideratë "për të sinjalizuar se Ukraina po bën përparim në marrëdhëniet e saj me NATO-n". Megjithatë, kjo mund të mos mjaftojë për të mbrojtur Kievin nga tensionet e mundshme në të ardhmen. Dhe pikërisht për këtë arsye Rasmussen ngriti hipotezën e vendosjes së trupave të disa vendeve të NATO-s të dislokuara në territorin ukrainas. “Ekziston një mundësi që disa vende mund të veprojnë individualisht”, tha ai. Për shembull, në qendër të vëmendjes është Polonia, e cila ka mbështeturqeverinë e Zelensky që nga shpërthimi i konfliktit, si dhe në shtetet baltike. “Nuk do të përjashtoja mundësinë që ajo të angazhohet edhe më shumë dhe të ndiqet nga shtetet baltike, ndoshta duke përfshirë mundësinë e vendosjes ë trupave në terren”, theksoi Rasmussen. “Polakët mendojnë se për një kohë të gjatë Evropa Perëndimore nuk i ka dëgjuar paralajmërimet e tyre kundër mentalitetit të vërtetë rus”, përfundoi ai. Ndërkohë, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka njoftuar se ka pasur një telefonatë me Stoltenberg, në kuadër të samitit të ardhshëm të NATO-s në korrik. “Aleatët duhet të ndërmarrin një hap vendimtar drejt pranimit të Ukrainës. Ne nuk po kërkojmë trupa të NATO-s në terren për t'i dhënë fund kësaj lufte. Ne po kërkojmë garanci për të shmangur luftërat e ardhshme”, shkroi Kuleba në Twitter pas telefonatës. Vetë ministri ukrainas shpjegoi në një intervistë televizive se vendet e NATO-s nuk do të dërgojnë trupa në Ukrainë deri në përfundimin e luftës.

Anëtarësimi i Ukrainës

Rasmussen tha se do të ishte plotësisht e ligjshme që Ukraina të kërkonte një ndihmë të tillë ushtarake dhe sugjerimi i tij duket si një paralajmërim për anëtarët e Aleancës Atlantike. Mesazhi indirekt është se, pa ofruar garanci të vlefshme sigurie në Kiev ose një rrugë drejt hyrjes në NATO, atëherë uniteti i organizatës është në rrezik të madh. Sipas Rasmussen, është thelbësore që Ukraina të marrë garanci të shkruara sigurie, mundësisht përpara samitit, por jashtë kornizës së NATO-s, lidhur me shkëmbimin e inteligjencës, trajnimin e përbashkët, rritjen e prodhimit të municioneve, ndërveprueshmërinë e NATO-s dhe furnizimin me armë të mjaftueshme për të penguar Rusinë nga sulmet e mëtejshme. Në çdo rast, disa aleatë të NATO-s mund ta mbështesin këtë ide, për të shmangur diskutimin lidhur me anëtarësimin e Ukrainës. “Nuk mendoj se kjo është e mundur. Mendoj se çështja e NATO-s do të diskutohet në samitin e Vilniusit. Kam folur me disa liderë të Europës Lindore dhe ka një grup aleatesh të Europës Qendrore dhe Lindore që duan qartësi, lidhur me çështjen e anëtarësimit të vendit në NATO”, paralajmëroi Rasmussen. Mesazhi i tij është i qartë: është e pamundur të humbet më kohë.