Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndalen protestat në Hong Kong në përkujtim të sulmeve të 11 shtatorit

Postuar: 11/09/2019 - 15:42

Aktivistët e Hong Kongut kanë ndalur protestat të mërkurën për të përkujtuar sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara dhe kanë dënuar raportimet e të përditshmes shtetërore kineze, China Daily se ata janë duke planifikuar “terror masiv” në qytetin e territorit kinez.

Hong Kongu është përfshirë për muaj nga protestat që janë nxitur nga një legjislacion i pezulluar tashmë, që parashihte ekstradimin e të dyshuarve në Kinë.

Protestat më vonë janë zgjeruar, pasi protestuest kanë bërë thirrje për demokraci dhe u kanë kërkuar udhëheqësve komunistë që të largohen nga qyteti.

“Fanatikët kundër qeverisë janë duke planifikuar sulme masive terroriste më 11 shtator në Hong Kong, duke përfshirë gypa të gazit”, është thënë në një editorial të së përditshmes kineze, China Daily.

Ish-kolonia britanike e Hong Kongut i është kthyer Kinës më 1997 sipas organizimit “një shtet, dy sisteme”, duke i garantuar këtij territori liri që nuk kanë vendet tjera, transmeton REL.

Liderja e Hong Kongut, Carrie Lam ka thënë se do ta tërheqë projektligjin për ekstradim, mirëpo banorët e Hong Kongut shqetësohen se Pekini është duke tentuar të zbehë autonominë e këtij territori.

Kina mohon se është e përfshirë në këto protesta dhe ka akuzuar Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe të tjerët për nxitje të pakënaqësive.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 14:24

Një zyrtar i lartë i inteligjencës është arrestuar në Kanada dhe është akuzuar se ka zbuluar informacione të klasifikuara ndal një entiteti të huaj, ende të paspecifikuar.

Postuar: 15/09/2019 - 13:21

Ekspertët mjekoligjorë në Meksikë kanë arritur të identifikojnë 44 trupa të varrosur në një pus n

Postuar: 15/09/2019 - 13:05

Kishte vendosur që ta kalonte natën tek një shoqja e saj, gjatë një feste me pizhama siç bëjnë sh

Postuar: 14/09/2019 - 23:42

Ai njihet për deklaratat e tij të çuditshme dhe për mënyrën e të vepruarit.

Postuar: 14/09/2019 - 22:05

Pas një eksperimenti në terren në vitet 2013 e 2015, një brez mushkonjat të modifikuara gjeneti

Postuar: 14/09/2019 - 21:52

Disa mijëra aktivistë klimatikë protestuan sot në Frankfurt duke dëmtuar makinat që po shfaqesh

Postuar: 14/09/2019 - 21:34

Temperaturat ishin 25 gradë celsius, por dëbora filloi të binte në kryeqytetin japonez, Tokio.