BREAKING NEWS

Tjetër humbje e rëndë në vend, Covid-19 i merr jetën parakohe muzikantit të njohur shqiptar, prej një muaj luftë me sëmundjen në Turqi, miku i tij jep lajmin e hidhur

Tjetër humbje e rëndë në vend, Covid-19 i merr jetën
x

Aktualitet

Ndërhyn për të qetësuar 'gjakrat', deputeti shqiptar fyen rëndë kolegen e tij, i shtrembëron mbiemrin dhe i kthehet me fjalën banale, i kujton edhe prejardhjen e saj të huaj

Ndërhyn për të qetësuar 'gjakrat', deputeti

Dy politikanë, të dy deputetë në Parlamentin e Zvicrës, Sibel Arslan (Të Gjelbrit) dhe Andreas Glarner (SVP) kanë pasur një debat të ashpër pasditen e djeshme në sheshin Bundesplatz, në Bernë.

Shkaku i mosmarrëveshjes mes tyre ishte demonstrimi i aktivistëve klimatikë, i cili po zhvillohej në Bundesplatz që nga e hëna dhe deri ditën e sotme.

Ndërkaq si shkak konkret për mosmarrëveshjen ishte, një foto që Glarner deshi t`i bënte një  aktivisti, shkruan 20minuten.ch. Ky i fundit, sipas tij, kishte penguar një person që të kalonte me automjet nëpër zonën e pushtuar nga aktivistët

Sipas deklaratës së tij, Glarner dëshironte të fotografonte aktivistin në mënyrë që të paraqiste një ankesë më vonë nëse ishte e nevojshme.

Sibel Arslan kishte ndërhyrë për të qetësuar gjakrat por pastaj ishte bërë vetë shënjestër e kolegut të saj nga partia e djathtë. Siç mund të shihet dhe dëgjohet në një filmim që po qarkullon në media, Glarner i është drejtuar Arslanit: “Ky është rendi dhe rregulli, zonja Arschlan! Diçka të tillë nuk kishte në shtetin tuaj”.

Me këtë ndërhyrje ai e ka fyer kolegen e tij, pasi që, duke shtrembëruar mbiemrin e saj nga Arslan në Arschlan, ka përdorur një fjalë të njohur banale.

Pas kësaj, zonja Arslan, e indinjuar e ka pyetur atë se për cilin shtet e ka fjalën, pasi që edhe ajo është zvicerane dhe është anëtare e parlamentit në të njëjtin shtet me të.

Glarner ka përsëritur edhe një herë: “A kishte diçka të tillë në shtetin tuaj?”.

I pyetur nga gazetarët, Glarner ka thënë se shtrembërimin e emrit e ka bërë pa qëllim, pra “i ka rrëshqitur”.

Mirëpo, sa i përket shprehjes drejtuar zonjës Arslan për “shtetin e saj”, ai nuk është tërhequr: “është fakt se Sibel Arslan ka shtetësi të dyfishtë, turke dhe zvicerane”, ka thënë ai.

Më të lexuarat