
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Ndërron jetë në burg agjenti i FBI që mbajti me informacione “top sekrete” rusët për 20 vjet, kush ishte spiuni që tradhtoi SHBA, ja puna e rreme që e futi në “kurth” dhe e çoi pas hekurave

Shkruar nga Marsela Shytia 7 Qershor 2023

Robert Hanssen ishte një nga spiunët më të rrezikshëm në historinë e FBI-së. Ish-agjenti amerikan, i cili ka vdekur në burg, ka nxjerrë sekretet kryesore në Moskë për gati 20 vjet, tradhti që agjencia thotë se kushtojnë jetë. U deshën 300 agjentë për ta “rrëzuar” përfundimisht, duke e nxjerrë zbuluar. Dy prej tyre që luajtën një rol kryesor lidhur me këtë, kanë folur për BBC, duke treguar se si ia dolën. Në dhjetor të vitit 2000, agjenti i FBI Richard Garcia pati një vizitë misterioze nga një koleg që mbikëqyrte çështjen ruse. "Ai pyeti: A e njeh një djalë të quajtur Robert Hanssen?", kujton zoti Garcia. "Unë thashë jo”, shton ai. “Kolegu mu përgjigj: "Mirë, sepse do ta njohësh së shpejti", kujton Garcia. Disa muaj më vonë, pjesërisht falë punës së fshehtë të Garcia-s, i gjithë vendi do ta njihte agjentin Hanssen. Arrestimi i tij në shkurt 2001 shkaktoi tronditje në komunitetin e inteligjencës dhe jeta e tij të dyfishtë ishte kudo në faqet e para të gazetave asokohe. Më shumë se dy dekada më vonë, të hënën e kësaj jave, autoritetet njoftuan se ai ishte gjetur i pavetëdijshëm në qelinë e tij në burgun e sigurisë maksimale në Kolorado, ku ai po vuante një dënim të përjetshëm, pa mundësi lirimi me kusht, fajtor për 15 akuza. Ai ishte 79 vjeç dhe mendohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Tradhtia e Hanssen
Hanssen kishte studiuar rusisht në kolegj dhe filloi të punonte për FBI-në në vitin 1976. Brenda një dekade, ai po kalonte dy herë byronë. Duke filluar nga viti 1985, Hanssen operoi si një spiun brenda qeverisë amerikane, duke i shitur dokumente tepër sekrete BRSS dhe Rusisë dhe duke kompromentuar identitetet e spiunëve të fshehtë. Sipas deklaratës prej 100 faqesh që përshkruan krimet e tij, spiunazhi i Hanssen rezultoi në arrestimin dhe burgosjen e tre burimeve amerikane dhe ekzekutimin e dy të tjerëve. Disa nga dokumentet top-sekret që i dorëzoi Hanssen përfshinin një vlerësim të inteligjencës amerikane të përpjekjeve sovjetike për të mbledhur informacione mbi programet bërthamore amerikane. Në këmbim të mashtrimeve të tij, rusët i paguan Hanssen-it 1.4 milion dollar, 600,000 dollarë para në dorë dhe diamante, dhe 800,000 dollarë të tjera në një llogari bankare. Mbajtësit e tij në Moskë nuk e dinin identitetin e tij. Ai përdorte pseudonimin "Ramon Garcia", pa asnjë lidhje me Robert Garcia, rastësi që me siguri nuk i ka pëlqyer asnjërit nga ata. Aktivitetet e tij vazhduan shumë kohë pas rënies së Murit të Berlinit dhe shpërbërjes së BRSS. Ai ka tentuar të komunikojë me rusët deri në momentin e arrestimit.
Zbulimi i tij
Por një seri zbulimesh të inteligjencës përfundimisht e çuan FBI-në dhe aparatin e inteligjencës amerikane në gjurmët e tij. Zyrtarët e inteligjencës amerikane kishin dyshuar për një spiun në mesin e tyre që nga vitet 1990, por u deshën disa vite për të zbuluar Hanssen. FBI hartoi një plan për ta vendosur Hanssen nën vëzhgim duke e transferuar atë jashtë Departamentit të Shtetit ku ai punonte dhe duke krijuar një punë false në Byro ku mund ta monitoronin. Aty hyri Garcia, një operativ i fshehtë me përvojë, eprori i rremë i Hanssen, një shef shumë burokratik. Një prej ditëve ai e çoi Hanssen, në një poligon qitjeje ndërsa agjentët kryenin kontrolle, duke përfshirë një nga makinat e tij ku agjentët zbuluan dokumente tepër sekrete.
Arrestimi dhe dënimi
Deri në shkurt 2001, 300 agjentë po punonin në këtë rast, sipas FBI. Hanssen u arrestua në shkurt 2001 në Foxstone Park në Virxhinia dhe u akuzua për spiunazh. Ai u deklarua fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht. Drejtori i FBI-së, Louis Freeh, e quajti tradhtinë e Hanssen "veprimet më tradhtare që mund të imagjinohen kundër një vendi të qeverisur nga sundimi i ligjit". Hanssen u dërgua në burg në Firence, Kolorado, ku qëndroi për më shumë se dy dekada deri në vdekjen e tij këtë javë. Historia e zbulimit të tij, duket si film hollivudian, dhe në fakt, ka frymëzuar një të tillë. Historia e O'Neill, një nga agjentët që zbuloi Hanssen u shndërrua në një thriller spiunazhi të vitit 2007, “Breach”, me aktorët Ryan Phillippe, Chris Cooper dhe Laura Linney.
Më të lexuarat


Nuk ndalet agresioni rus, sulm me bomba në rajonin Sumy, ka të plagosur

“S’bëjmë dallim mes ditës apo natës dhe fundjavave”/ Kush është “Fantazma e Bakhmutit”, nuk do ta besoni sa rusë pretendon se ka eliminuar

"Kërkon të ndjekë hapat e...", ja kush pritet mund të marrë drejtimin e Wagner

E rëndë/ Përfshihet nga flakët godina e policisë, mbi 25 persona të plagosur

“Mami të dua, do të vdesim”, vajza rrëqeth me fjalët prekëse të 28-vjeçares në klubin e natës që u dogj

Shembet çatia e kishës/ Raportohet për 9 viktima, mes tyre edhe fëmijë

Franca “injoron” rregullat e Bashkimit Europian, vendos drone në kufi me Italinë, ja pse vendi nuk pranon asnjë emigrant brenda kufijve të tij

Lufta mund të zgjasë me vite të tëra, inteligjenca britanike publikon raportin befasues, ja çfarë pritet të ndodhë me Rusinë dhe Ukrainën

Morën përsipër përgjegjësinë për sulmin terrorist në Ankara, hakmerret Turqia, godet nga ajri rebelët kurdë

Asnjë dollar për Ukrainën, Joe Biden merr vendimin e papritur, ja masa që ka tronditur Volodymyr Zelenskyn
